Presidenti Thaçi pret zyrtarin e lartë të Selisë së Shenjtë

Aktuale

Presidenti Thaçi pret zyrtarin e lartë të Selisë së Shenjtë

Më: 20 mars 2017 Në ora: 21:44
Presidenti Hashim Thaçi ne takim me zyrtarin e lartë të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Vincenzo Paglias

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar sot zyrtarin e lartë të Selisë së Shenjtë të Vatikanit, Vincenzo Paglias.

Thaçi këtë takim e ka zhvilluar në praninë e krerëve fetarë të Kosovës dhe ka falëndëruar arqipeshkvin për miqësinë e tij ndaj Kosovës.

Ky është shkrimi i plotë i Thaçit:

“Ishte kënaqësi dhe nder që së bashku me liderë fetarë të Kosovës, t'i uroj mirëseardhje Monsignor Vincenzo Paglias, themelues i Komunitetit të mirënjohur të Shën Exhidios dhe zyrtar i lartë në Seli të Shenjtë. Ishte mik i Kosovës në kohëra të vështira, është mik i vërtetë i Kosovës sot. HTH”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat