Rrëfehet kryetari Mulaku: Ja kush hyri në zyrën time i armatosur

Aktuale

Rrëfehet kryetari Mulaku: Ja kush hyri në zyrën time i armatosur

Më: 20 mars 2017 Në ora: 13:02
Kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku

Në mëngjesin e së hënës një person i armatosur ka kanosur me armë zjarri kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun. Rasti ka kaluar pa ndonjë fatkeqësi ndërkohë që personi që ka kërcënuar Mulakun gjendet në spital për trajtim mjekësor.

Për rastin ka folur kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku. Ai ka thënë se personi në gjendje të dehur ka kërcënuar atë dhe rojet e komunës. Sipas Mulakut, ai kishte kërkuar punë.

“Në mëngjes një person i dehur, në kërcënim me revole, ka dashur që të vie të zyra ime. E kemi lënë të hyjë brenda zyrave të mia. Aj e kishte pas revolen me vete. Në bashkëpunim me rojtarët e kemi sanuar gjendjen. Ai personi e mbajke dorën në bel aty ku e kishte revolën. Ai kërkon punë. Situatën e kemi menaxhua mirë dhe fatmirësisht e evidentuam të keqën”, ka thënë Mulaku të hënën për Express.

Nehat Thaçi, shef i stacionit të Policisë në Mitrovicës, që ka konfirmuar rastin se një person i armatosur ka hyr në zyrën e kryetarit të Vushtrrisë.

“Një person me armë ka hyr në zyrën e kryetarit, është njoftuar Policia e Kosovës, qetësisht ka dal personi jashtë, i është konfiskuar arma, personi është në gjendje të dehur, aktualisht është në tretman mjekësor, më tutje do të vazhdohet me procedura”, ka thënë Nehat Thaçi shef i stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat