Bajram Mulakut i hyn në zyrë një person me armë, arrestohet

Aktuale

Bajram Mulakut i hyn në zyrë një person me armë, arrestohet

Më: 20 mars 2017 Në ora: 12:35
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku

(E plotësuar) - Një person ka hyrë sot në mëngjes në zyrën e kryetarit të komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku.

Policia ka arrestuar të dyshuarin nga i cili ka konfiskuar një revole.

 Rastin e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësi i Policisë  për rajonin  e Mitrovicës Avni Zahiti.

“I dyshuari në gjendje të dehur kishte hyrë në objektin e Komunës,  gjegjësisht në zyrën e kryetarit,. Hetuesit janë duke  u marr me rastin për të sqaruar të  gjitha rrethanat e veprimit të personit të dyshuar”, tha Zahiti.

Një person i armatosur hyn në zyrën e kryetarit të Vushtrrisë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, është kanosur mëngjesin e sotëm me armë zjarri nga një person merr vesh lajmi nga burime brenda komunës.

Nehat Thaçi, shef i stacionit të Policisë në Mitrovicës, që ka konfirmuar rastin se një person i armatosur ka hyr në zyrën e kryetarit të Vushtrrisë.

“Një person me armë ka hyr në zyrën e kryetarit, është njoftuar Policia e Kosovës, qetësisht ka dal personi jashtë, i është konfiskuar arma, personi është në gjendje të dehur, aktualisht është në tretman mjekësor, më tutje do të vazhdohet me procedura”, ka thënë Nehat Thaçi shef i stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat