“Autostrada Nish – Merdar ndihmon krijimin e Shqipërisë së madhe”

Aktuale

“Autostrada Nish – Merdar ndihmon krijimin e Shqipërisë së madhe”

Më: 17 mars 2017 Në ora: 15:14
Autostrada

Kandidati për kryetar të Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se projekti i Qeverisë së Serbisë për ndërtimin e autostradës Nish – Merdar ndihmon krijimin e Shqipërisë së madhe.

Ministrja serbe e Komunikacionit dhe e Infrastrukturës Zorana Mihajloviq këtë deklaratë e ka cilësuar joserioze duke thënë se Serbisë i duhet çdo autostradë.

“Autostrada që do të ndërtohet Nish – Merdar – Prishtinë, nuk është vetëm dalje në port, por është strategji e rëndësishme. Ajo është e rëndësishme edhe për njerëzit tanë që jetojnë në Kosovë”, citohet të ketë thënë ajo.

Sipas saj, kjo rrugë do të thotë më shumë ekonomi, më shumë transport udhëtarësh mallrash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat