Haradinaj: Kosova ka nevojë për ushtri

Aktuale

Haradinaj: Kosova ka nevojë për ushtri

Më: 14 mars 2017 Në ora: 18:35
Daut Haradinaj

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se qeveria e Kosovës ka kohë 30 ditë që të sjellë në kuvend projektligjin për FSK-në.

“Qeveria mund të sjellë edhe më shpejt projektligjin dhe varet edhe prej koalicionit si do të veprojnë”, ka thënë Haradinaj.

 “Nuk shoh që ka qytetarë të Kosovës, që janë kundër FSK-së. Lista serbe është kundër dhe për këtë institucionet e vendit janë detyruar që të bëjnë projektligj për transformimin e FSK-së. Nuk shoh deputetë që do të jetë kundër ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se edhe si komision edhe si deputet vlerëson se Kosova ka nevojë për ushtri. “Kur të don koalicioni le të sjellin në kuvend këtë projekt ligj”, ka thënë ai. Sipas tij Qeveria e Kosovës, nuk ka dilemë për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

“Ka plot shtete që nuk e quajnë ushtri, psh. Kina nuk e quan ushtri”, ka thënë ai. Haradinaj ka thënë se Pakoja e Ahtisarit ka qenë kompromis nga të gjithë “Pakoja e Ahtisarit ka paraparë themelimin e FSK-së, për një periudhë trevjeçare”, ka thënë ai.

Sipas tij, pasi që Lista Serbe nuk po jep sinjal që të kontribuoj në votimin për ndryshimet kushtetuese që do të themelonin ushtrinë e Kosovës.

Haradinaj ka vlerësuar se SHBA-të, duhet që të bëjnë presion tek Lista Serbe. “Duhet që të ketë presion edhe mbi Beogradin pasi që Lista Serbe po është në direktiva të tij. Ne nuk mund të presim në pafundësi”, ka thënë Haradinaj. Ai ka thënë se Kosova e gatshme të kontribuojë në misione paqësore.

Ai ka thënë se qëllimi i Kosovës, është anëtarësimi në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat