Arrestohet i dyshuari i tretë për plagosjen e Azem Vllasit

Aktuale

Arrestohet i dyshuari i tretë për plagosjen e Azem Vllasit

Më: 14 mars 2017 Në ora: 14:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Media, nga burime të saj merr vesh se i arrestuari i tretë për tentim-vrasjen ndaj Azem Vllasit është Arsim Ibrahimi i lindur më 06.07.1979.

Ibrahimi është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:00 nga Policia e Kosovës.

Seanca ndaj tre të dyshuarve, Murat Jashari, Avni Llumnica si dhe të arrestuarit të tretë Arsim Ibrahimit, është duke u mbajtur në këto momente në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë vonë ka  arrestuar një person të tretë që dyshohet se ka sulmuar dje avokatin e njohur, Azem Vllasi.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë vonë ka  arrestuar një person të tretë që dyshohet se ka sulmuar dje avokatin e njohur, Azem Vllasi.

Sipas policisë, tek të dyshuarit janë gjet6ur dhe konfiskuar një pistoletë me të cilën dyshohet se është kryer sulmi.

“Një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Pas një angazhimi operativo-hetimor është arritur të arrestohet i dyshuari që ka kryer këtë akt se bashku me një person tjetër po ashtu të dyshuar. Kurse në orët e vona të mbrëmjes është arrestuar edhe i dyshuari i tretë lidhur me rastin.  Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat