Sylë Hoxha bëhet prokuror në Prokurorinë Speciale

Aktuale

Sylë Hoxha bëhet prokuror në Prokurorinë Speciale

Më: 9 mars 2017 Në ora: 12:00
Sylë Hoxha

Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e së enjtes, ka avancuar tre prokurorë në Prokurorinë Speciale.

Sylë Hoxha, ish Kryeprokuror i Prizrenit, përmes konkursit tani është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Speciale.

Pos tij në këtë pozitë janë përzgjedhur edhe prokurorja Fikrie Krasniqi Fejzullahu, si dhe prokurorja Florije Salihu Shamolli.

Dy kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet për tu bërë pjesë e kësaj prokurorie.

Ndërsa në Prokurorinë Themelore të Prishtinës janë avancuar tre prokurorë nga departamenti i përgjithshëm në atë për krime të rënda.

Ndër të tjera në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe Raporti Vjetor i Mekanizmit përcjellës për harmonizim të statistikave për vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat