Ministria e Punës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Islamic Relief Worldwide

Aktuale

Ministria e Punës nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Islamic Relief Worldwide

Më: 9 mars 2017 Në ora: 11:46
Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ-në, Islamic Relief Worldwide

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ-në, Islamic Relief Worldwide, për bashkëpunim reciprok me MPMS-në, në implementimin e projekteve të ndryshme humanitare.

Memorandumi parasheh bashkëpunimin ndërmjet IRW dhe MPMS-së në projektet humanitare, përkrahjen e familjeve skamnore, atyre  në asistencë sociale, si dhe  komunitetet dhe të kthyerit, të cilët janë qytetarë të Republikës së Kosovës.

 Të dy palët u dakorduan për bashkimin e fondeve dhe mjeteve tjera, si dhe në kërkimin e  fondeve lokale dhe  ndërkombëtare, për implementimin e përbashkët të projekteve humanitare, me përkushtim të veçantë përkrahjen e familjeve të varfra, duke u fokusuar në strehim, edukim, shëndetësi, përkrahjen e jetimëve, si dhe ngritjen e kapaciteteve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat