Mediat ndërkombëtare: Aleatët kryesorë NATO dhe SHBA paralajmërojnë Kosovën

Aktuale

Mediat ndërkombëtare: Aleatët kryesorë NATO dhe SHBA paralajmërojnë Kosovën

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 mars 2017 Në ora: 17:43
Anëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë festimit të tetë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë 17 shkurt, 2016. REUTERS

Kosova sinjalizoi të mërkurën se është e gatshme kthimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri Kombëtare, e cila kundërshtohet nga minoriteti etnik serb dhe është kritikuar nga NATO dhe mbështetësja më e madhe e huaj SHBA, shkruan Reuters.

Një tentativë e ngjashme ishte edhe para tre vjetëve, por që u kundërshtua nga serbët.

Një shkrim të ngjashëm, por kryesisht informativ ka bërë edhe Washington Post duke cituar deklaratat e sekretarit të NATO Jens Soltenberg, Ambasadës së SHBA në Prishtinë dhe presidentit Hashim Thaçi.

“Të dyja SHBA dhe NATO janë aleatët kryesorë të Kosovës dhe e kanë ndihmuar për krijimin e FSK,” shkruan Washington Post.

Shkrimi citon edhe deklaratën e ambasadës së SHBA - "Miratimi i ligjit të propozuar tani do të na detyronte që ta rivlerësojmë bashkëpunimin tonë dypalësh me forcat e sigurisë të Kosovës si dhe ndihmën tonë afatgjatë për këto forca" dhe atë të Presidentit Thaçi se "kthim prapa nuk ka dhe se Serbia nuk ka çfarë përzihet në punët e Kosovës."/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat