Quni: Çdo hap për ushtrinë të merret në partneritet me ndërkombëtarët

Aktuale

Quni: Çdo hap për ushtrinë të merret në partneritet me ndërkombëtarët

Më: 8 mars 2017 Në ora: 16:32
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka thënë se deklaratat e sekretarit të NATO-s dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), duhet kuptuar drejt dhe si shumë miqësore.

Ai ka thënë se vendimet e njëanshme të autoriteteve të Republikës së Kosovës, duke e transformuar FSK-në – jashtë dispozitave kushtetuese – nuk janë të pranueshme për partnerët strategjik.

“Por, të njëjtit e shprehin gatishmërinë që të ndihmojnë në transformimin e FSK-së në FAK, gjithnjë në partneritet të sinqertë, brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Së këndejmi, gatishmëria e SHBA-së, që të punoj edhe me komunitetin serb qe të jenë konstruktiv në këtë çështje, është mundësi e mirë për të ardhmen e FAK-ut, si forcë profesionale dhe e pakontestueshme”, ka theksuar Quni.

Sipas tij, në të mirën e Republikës së Kosovës, është mirë që nga ky moment, çdo hap në drejtim të transformimit të FSK-së, të jetë në bashkëveprim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjik.

Ndryshe, sot ka reaguar sekretari i NATO-s dhe Ambasada e SHBA-ve, duke e kundërshtuar iniciativën e djeshme të presidentit Hashim Thaçi për projektligjin për ndryshimin e misionit të FSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat