Quni: Thaçi të garantojë që iniciativa për FSK-në mbështetet nga ndërkombëtarët

Aktuale

Quni: Thaçi të garantojë që iniciativa për FSK-në mbështetet nga ndërkombëtarët

Më: 7 mars 2017 Në ora: 23:52
Deputeti i LDK-së, Anton Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka folur lidhur me iniciativën e presidentit Thaçi për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Quni është shprehur se e mbështetë këtë iniciativë, por mund të ketë dilema për të, nëse kjo është vetëm një vetë-iniciativë e presidentit Thaçi.

“Ne deputetët e Parlamentit më 12 shkurt kemi votuar një Rezolutë ku obligohet Qeveria që të hartojë një strategji që siguron transformimin e FSK-së. Brenda rezolutës theksohet se kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me NATO-n dhe me SHBA-në”.

“Iniciativa e Thaçit është në frymën e kësaj rezolute, nëse supozojmë që kjo iniciativë nuk është në koordinim me NATO-n atëherë shpreh rezerva dhe dilema mbi këtë temë”, ka thënë Quni në Ballë për Ballë.

Sipas tij, kjo iniciativë duhet patjetër të këtë një mbështetje të fuqishme nga SHBA-të, NATO dhe të gjithë partnerët strategjikë të Kosovës.

“Presidenti duhet të garantojë që e ka mbështetjen e fuqishme të partnerëve strategjikë, pa mbështetjen e tyre do të sfidohemi”.

“Pasi t’i marrim garancat nga Thaçi se kemi mbështetjen nga SHBA-të, NATO dhe gjithë partnerët strategjikë atëherë jemi për transformimin e FSK-së”

“Nëse Thaçi nuk është konsultuar me SHBA-të dhe NATO-n atëherë ky zhvillim të FSK-së, në një avancim më të lartë mund të vihet në pikëpyetje sepse ndërprerja e marrëdhënieve është një perspektivë jo e mirë vetë për FSK-në, institucionet, sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat