Ky është personi i arrestuar, i dyshuar për vrasjen në Pejë

Aktuale

Ky është personi i arrestuar, i dyshuar për vrasjen në Pejë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 00:20
Burime të mediave bëjnë me dije se personi i dyshuar është me inicialet K.H.

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme është arrestuar i dyshuari për vrasjen e cila ndodhi sot pasdite në qytetin e Pejës.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e konfirmoi për kallxo, prokurori i rastit, Haxhi Sinanaj.

“Në bazë të kamerave e kemi identifikuar të dyshimtin dhe e kemi arrestuar. Edhe arma me të cilën është kryer vepra është konfiskuar. Tash po i nënshtrohet intervistimit”, tha Sinanaj.

Por burime të mediave bëjnë me dije se personi i dyshuar është me inicialet K.H.

Ai dyshohet se sot rreth orës 16:00 e ka vrarë Mentor Zekën banues në ligjen Fidanishte në Pejë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat