Kuçi s'e voton raportin e Komisionit për Matjen e Territorit

Aktuale

Kuçi s'e voton raportin e Komisionit për Matjen e Territorit

Më: 3 mars 2017 Në ora: 20:13
Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi

Zëvendëskryeministri i parë Kosovës, Hajredin Kuçi nuk mori pjesë në votim të raportit të Komisionit për Matjen e Territorit, i cili u prezantua sot në mbledhjen e Qeverisë nga Hivzi Islami.

Kuçi ka thënë se ai nuk mori pjesë në votim për shkak të qëndrimeve të tij personale dhe profesionale lidhur me çështjen e demarkacionit.

“Ashtu kam vlerësuar që duhet të votoj dhe është në përputhje me qëndrimet e mia personale dhe profesionale që i kam thënë edhe më herët, si dhe në kuadër të ligjit dhe rregullave demokratike”, ka  thënë Kuçi.

Ndryshe, Kuçi ka kërkuar që të krijohet një konsensus i gjerë mes të gjitha partive politike për demarkacionin. Ai ka kërkuar që problemi i brendshëm të mos kthehet në problem mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat