Rakiq: Nesër nuk hapet ura mbi lumin Ibër

Aktuale

Rakiq: Nesër nuk hapet ura mbi lumin Ibër

Më: 3 mars 2017 Në ora: 19:33
Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Goran Rakiq ka thënë se ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk do jetë e hapur deri në përfundimin e ndërtimit të shëtitores në rrugën kryesore.

Rakiq ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel duhet të zbatohet në përpikmëri,.

Sipas tij, punimet janë duke shkuar më shpejtë se që ishte e parashikuar.

Nesër në Mitrovicë do të qëndrojë shefja e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e cila nga afër do t’i shikojë punimet tek Ura e Ibrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat