“Pasojat e protestave që do t’i vuaj Ramush Haradinaj”

Aktuale

“Pasojat e protestave që do t’i vuaj Ramush Haradinaj”

Nga: P.R Më: 2 mars 2017 Në ora: 11:58
Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi

Eksperti i Sigurisë, Fadil Kajtazi, në faqen e tij në facebook ka komentuar vendimin e Gjykatës së Colmarit, në lidhje me Ramush Haradinjan.

Sipas Kajtazit, Ramush Haradinaj do të vuaj pasojat e protestave të organizuara në Kosovë e mbarë Evropën.

Ja postimi i plotë i Kajtazit:

Risocializimin e mendjeve te mykura dhe primitive ne AAK dhe ne disa parti tjera do ta vuaj Ramush Haradinaj.
Rastin Haradinaj do ta kishin administruar me mire tre pleq te pa shkolle te Kosovës se se Pal Lekaj dhe Ahmet Isufi @ AAK Company.
Te organizohen protesta kunder Frances dhe te shpallet ajo armik i Kosoves, kete e bejne vetem injorantet qe ne i quajm shqip budall. Franca vetem pse ajo ka zbatuar nje vendim te rendit juridik ndërkombëtar, dhe ajo çeshtje ka munde te zgjidhet nga tre pleq te cilet ne nje akshom kishin trokitur ne deren e ambasadës se Frances ne Prishtine dhe njerit nga zyrtareve te thoshte te ambasadës i kishin kerkuar: "nje mashkull qe na keni ndaluar ne vendin tuaj, ju lutem mos naj vononi" dhe me kaq kjo pune kish marre fund dhe Ramush Haredinaj sot do te ishte ne shtëpi. Por te "meqmit budall" e AAK te prire nga Pal Leka dhe Ahmet Isufi u nguten qe te organizojne protesta histerike kunder Frances ne Kosove dhe Evrpoe, duke e shpallur armik te Kosoves. vendin i cili 77 dite ka marre pjese ne bombardimin e Serbise, vendin i cili ka kontribuar me mjete financiare ne rimekembjen e Kosoves, atdheun e Bernard Kusher, mjekun e vetem evropian i cili e akuzoi Serbine per helmim masiv te nxenseve shqiptar, dhe vendin i cili nder te paret njohu pavarsine e Kosoves. Franca djepi i qytetërimit evropian nuk behet me mend te budallenjeve ne AAK, dhe te mbaj inate, por ajo do te gjej mjete per ta civilizuar (iluminuar) menjen e mykur primitive ne AAK dhe ne disa parti tjera politike ne Kosove. Natyrisht se kjo nuk do te kthehet me armiqesi; pasojat e risocializimit te kesaj mendesie primitive do ti vuaj Ramush Haredinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat