Qeveria: Serbia po e keqpërdor drejtësinë në rastin Haradinaj

Aktuale

Qeveria: Serbia po e keqpërdor drejtësinë në rastin Haradinaj

Më: 2 mars 2017 Në ora: 10:25
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj shtyrjes së vendimit për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Përmes një njoftimi për media, Qeveria e Kosovës ka thënë se shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia.

Qeveria i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, ndërkaq, ka kërkuar nga institucionet franceze të mundësojnë kthimin e Haradinajt në Kosovë.

Reagimi i plotë i Qeverisë së Kosovës:

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se shtyrja e sërishme e vendimit për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është dëshmi e keqpërdorimit të drejtësisë nga Serbia, e cila në emër të informatave shtesë, po zvarrit një proces të ndërtuar mbi akuza të fabrikuara, përmes rrugëve të paligjshme dhe me synime degraduese për tërë popullin e Kosovës.

Përmes këtyre lojërave të ulëta, për përfitime të brendshme politike, Serbia, duke keqpërdorur drejtësinë, po përpiqet të dëmtoj po ashtu imazhin dhe personalitetin e ish–kryeministrit Ramush Haradinaj, të qytetarëve të Kosovës dhe shtetin e Kosovës.

Besojmë se drejtësia franceze nuk do të tolerojë një gjendje të tillë.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë këtyre akteve të patolerueshme të Serbisë, ndërkaq, kërkon nga institucionet franceze të mundësojnë kthimin e z. Haradinaj në Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat