Shpërthen Ramush Haradinaj: Turp të ju vije, unë jam peng politik

Aktuale

Shpërthen Ramush Haradinaj: Turp të ju vije, unë jam peng politik

Më: 2 mars 2017 Në ora: 09:29
Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, i përgjigjet gazetarëve jashtë gjykatës Colmar, e enjte, 2 mars, 2017. (AP Photo / Jean-Francois Badias)

Pas vendimit të shtyerjes së seancës për 6 prill, Ramush Haradinaj ka folur para gjykatës në Colmar. 

Haradinaj ka thënë se është vendim turpërues dhe se ai është një peng politik. 

"Gjykata i ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë. Ky është abuzim politik, kjo çfarë po ndodhë është turpëruese. Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë" ka thënë Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat