Zbulohet kush e vrau gazetarin nga Skenderaj, që po shkonte të intervistonte një komandant

Aktuale

Zbulohet kush e vrau gazetarin nga Skenderaj, që po shkonte të intervistonte një komandant

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 22:34
Bekim Kastrati, gazetari i vrarë i "Bota sot"

U bënë 16 vite nga vrasja e gazetarit Bekim Kastrati nga Polluzha e Skenderajt, por ende nuk është gjendur dorasi. Familja e të vrarit për KTV-në thotë se ka kërkuar me vite të tëra zbulimin e rastit, por ende nuk kanë gjetur dorasin.

Gazetari Bekim Kastrati u vra në një prit në Skenderaj, derisa po shkonte të zhvillonte një intervistë me komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi.

Ai punonte gazetar në gazetën Bota Sot.

Baba i tij thotë se EULEX i kishte dhënë përgjigje të çuditshme.

“Eulex ka thënë se njërin e ka vrarë policia një vit më vonë, një tjetër është në burg, e të tjerë e të tjerë”, thotë babai i Bekim Kastratit.

Por, në përgjigjen që EULEX i kishte dërguar muaj më parë, thuhet se vrasësi i gazetarit Kastrati është Agron Sylejmani, i cili poashtu ishte vrarë tre vjet më vonë. Sipas prokurorit të EULEX-it Robert Kucharsci në hetimet që kishte kryer ekziston dyshimi i bazuar se Agron Sylejmani dhe të tjerët kanë kryer krimet apo veprat penale vraje e rëndë dhe tentim vrasje e rëndë. Sipas kësaj përgjigje të prokurorit dërguar familjes thuhet se për këtë hetimet janë mbyllur.

Megjithatë kjo situatë procedurale nuk i pengon ndjekjet e ardhshme penale.

Vëllai i Agronit, tashmë të ndjerë, Driton Sylejmani ka mohuar se vëllai i tij është vrasësi i Bekim Kastratit.

Ai ka thënë se qëllimisht vëllait të tij i është veshur një vepër e tillë, derisa thotë se do të kërkojë drejtësi për vëllain e vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat