Lekaj: Komisioni, marionetë e Isa Mustafës

Aktuale

Lekaj: Komisioni, marionetë e Isa Mustafës

Nga: A.M. Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 14:08
Shefi i Grupit Parlamentar të AAk-së, Pal Lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAk-së, Pal Lekaj ka reaguar pas publikimit të gjetjeve të Komisionit për matjen e territorit sipas të cilave Çakorri dhe Bjelluha nuk janë pjesë territorit të Kosovës

Lekaj ka thënë se Komisioni për matjen e territorit janë kontraktuar për një punë të pistë dhe prandaj e kanë prodhuar një rezultat të pistë

“Komisioni marionetë e Isa Mustafes,
Komisioni per matjen e territorit, prej fillimit ka qene nje marionete e Isa Mustafes, qe per detyre ka pasur legjitimimin e planeve te tij, per sakatosjen e territorit te Kosoves. Ata kane qene argatë të Isa Mustafës dhe e kanë kryer argatllekun e tyre. ?Krejt Kosova e din kete fakt. Kete e dijne edhe anetaret e ketij komisioni, e di edhe Isa Mustafa dhe e dini edhe ju mediat. Ata jane kontraktuar per nje pune te pistë dhe prandaj e kane prodhuar nje rezultat te pistë. ?Kisha dashte te them krejt kjo qofte ne ndergjegjen e tyre, por ata njerez nuk kane as ndergjegje!”, ka shkruar Lekaj në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat