Demolli: Kosova do vazhdojë punën për sigurinë e saj të brendshme

Aktuale

Demolli: Kosova do vazhdojë punën për sigurinë e saj të brendshme

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 14:03
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kososovës, Haki Demolli

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kososovës, Haki Demolli thotë se bashkëpunimi i Kosovës me vendet e rajonit është i domosdoshëm dhe duhet të vazhdojë të praktikohet.

Demolli ka thënë se një bashkëpunim i tillë me rajonin, minimizon kërcënimet qofshin ato të brendshme apo të jashtme nga secili shtet.

Këto deklarime Ministri Demolli i dha sot në Samitin e Komisioneve të punëve të Jashtme, ku theksoi se Republika e Kosovës do të vazhdojë të punojë për sigurinë e saj të brendshme dhe se të gjitha sfidat e sigurisë në të gjitha nivelet janë përgjegjësi e Qeverisë.

”Bashkëpunimi rajonal në të gjitha fushat jo vetëm në fushën e sigurisë por në të gjitha aspektet është i rëndësishëm dhe tejet i domosdoshëm”.

”Është e domosdoshme për minimizimin e kërcënimeve të brendshme apo të jashtme për secilin prej shteteve të rajonit”.

”Kosova po shkon në drejtim të së ardhmes. Sfidat për sigurinë në të gjitha nivelet janë përgjegjësi e Qeverisë”.

”Prania e NATO-s dhe faktorët ndërkombëtar vazhdojnë të jenë faktor kryesor i paqes në vend dhe rajon”.

”Republika e Kosovës ka synim strategjik, anëtarësimin në strukturat e NATO-s dhe BE-së”.

”Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjëri shtet fqinj”.

”Ministria e FSK-së ka një rol të rëndësishëm bashkëpunues në këtë drejtim”.

”Ministria e FSK-së i kushton rëndësi të veçantë bashkëpunimit të sigurisë në aspektin bilateral, funksional”.

”Kemi ushtrime ushtarake ndërkombëtare që mbahen në vendet e rajonit e ku pjesë e tyre janë edhe pjesëtarë të FSK-së”.

”Presim që bashkëpunimi në mes FSK-së dhe NATO-s të intensifikohet”.

”Republika e Kosovës do të vazhdojë të punojë për sigurinë e saj të brendshme dhe të jashtme”.

”Ndërtimi i forcave të armatosura do të ndihmojë vendin”.

”Forca e Armatosur e Kosovës synon të ndërtohet mbi parimet e standardeve më të larta të Aleancës Euroatlantike” ka përfunduar Demolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat