Ymeri me kongresistët amerikanë flet për zhvillimet politike në Kosovë

Aktuale

Ymeri me kongresistët amerikanë flet për zhvillimet politike në Kosovë

Nga: BOTA SOT Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 19:51
Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri, me përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, është takuar me përfaqësuesit e Komisionit për Partneritet Demokratik të Kongresit të SHBA-ve, në mesin e të cilëve kongresisti Peter Roskam, udhëheqës i delegacionit, dhe kongresisti demokrat David Price në Residencën e ambasadorit amerikan, Greg Delaëie.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka njoftuar se me ta ka disktuar për zhvillimet politike në Kosovë, shkruan Bota sot.

“Veçanërisht biseduam për pengimin e sovranizimit që Kosovës po i bëhet nga Serbia dhe dialogu me të e koncesionet ndaj saj, dhe për cenimin e territorit përmes marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, rruga e vetme përpara për Kosovën është ajo e sovranizimit, barazisë, zhvillimit, mirëqenies.

“Kjo është një rrugë tjetër, e kundërt me atë që e kemi ndjekur tash e 9 vite. Rruga e Kosovës është në kundërshtim të rrugës së qeverisë” ka thënë Ymeri./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat