I vihet gurthemeli pikëkalimit kufitar Kosovë-Serbi

Aktuale

I vihet gurthemeli pikëkalimit kufitar Kosovë-Serbi

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 07:30
Pikëkalimi kufitar Kosovë-Serbi në Merdare

Sot mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të ndërtimit të pikës së kalimit kufitar në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa.

Ndërsa, ministrja për Dialog, Edita Tahiri dhe Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, do të bëjnë vënien e këtij gurthemeli në Merdare.

Ngjarja fillon në orën 11:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat