Një ish-kryetar komune dhe nëntë persona tjerë akuzohen për korrupsion

Aktuale

Një ish-kryetar komune dhe nëntë persona tjerë akuzohen për korrupsion

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 15:16
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion.

Të akuzuarit janë: SH.B., N.Z., H.G,. M.S,. F.R., H.V., E.R., B.R., D.A., B.K.

“Në mesin e të akuzuarve është një ish-kryetar komune dhe tetë zyrtarë tjerë të asaj Komune si dhe një  ndërtues, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë, ku kanë tejkaluar autorizimet e tyre, gjithnjë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për të tjerët dhe me këtë duke i shkaktuar dëm tani të dëmtuarave: komunës në fjalë dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, në atë mënyrë që duke vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime, me të cilat fillimisht kanë eksproprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe pronat komunale, me qëllim të eksploatimit të xehes së nikelit. Te njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë”.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.

Aktakuza ka të bëjë me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar si dhe dhënie ryshfeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat