Zv.sekretarja e NATO-s: Politika e paqes nuk ka funksionuar asnjëherë, mirënjohës Zvicrës për mbështetjen në Kosovë

Aktuale

Zv.sekretarja e NATO-s: Politika e paqes nuk ka funksionuar asnjëherë, mirënjohës Zvicrës për mbështetjen në Kosovë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 shkurt 2017 Në ora: 16:59
Ushtria amerikane

Amarikanja Rose Gottemoeller (63) nga tetori 2016 është zv.sekretarja e parë femër e NATO, por gjithashtu është eksperte për Rusinë dhe Europën Lindore. Ajo në një intervistë për “Luzerner Zeitung” ka treguar se presidenti Donald Trump është informuar gjërësisht për NATO dhe se pas konfliktit në Ukrainë, kufiri i 2 përqindëshit nga buxheti për ushtri është i arsyeshëm.

Në pyetjen nëse NATO i ka vendosur linja të kuqe Rusisë në Europën lindore, 63 vjeçarja u përgjigj:

“Që të jemi të qartë, Ukraina nuk është vend anëtar por partner i NATO. Gjatë takimit tim me kryeministrin ukrainas Volodymyr Hrojsman, të enjten, i dhash garanci për mbështetjen tonë rreth integritetit territorial ukrainas. Ne jemi këtu për të parandaluar situatat më të rrezikshme, por me një përgjigje të thjeshtë politika e paqes dhe e mbylljes të syve nuk ka funkcionuar asnjëherë.”

Ndërsa në pyetjen e fundit rreth rolit të Zvicrës si shtet neutral në mes të Europës, ajo është përgjigjur:

“Zvicra është një partner mjaft i rëndësishëm, duke dhënë ndihmesë të madhe me prezencën e saj në Kosovë, Armeni dhe Moldavi. NATO në një fare mënyre është e varur nga organizatat zvicerane si Qendra e Gjenevës për Siguri Politike. Pavarësisht neutralitetit ne mund të gjejme rrugët e bashkëpunimit në shumë fusha.  Një ndër ta është edhe lufta kundër sulmeve kibernetike.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat