Gjykata franceze vendos për rastin Haradinaj, ja kur do të merret vendimi për Ramushin

Aktuale

Gjykata franceze vendos për rastin Haradinaj, ja kur do të merret vendimi për Ramushin

Nga: Bota Sot Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 14:09
Ramush Haradinaj në Gjykatë në Colmar

(E plotësuar) -   Gjykata e Apelit shty vendimin për liderin e AAK-së Ramush Haradinajn pasi që prokuroria ka kërkuar informata shtesë nga Serbia në lidhje me këtë rast.

Gjykata ka shtyrë vendimin për 2 mars ku pritet që të vendoset në lidhje me kërkesën për ekstradim të Haradinajt në Serbi.

 Zëdhënësja e Gjykatës Sandra di Rosi ka thënë për mediat serbe se prokurori ka kërkuar informata shtesë nga Serbia për shumë çështje, përfshirë edhe precizimin e dokumenteve të caktuara si dhe informata shtesë për procedurën penale në Serbi.

 Ajo vuri në dukje se vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës do të shpallet më 2 mars, dhe gjykata më e lartë ka tri opsione.

 “Mund të urdhërojë mbledhjen e informatave shtesë dhe të kërkojë edhe më tutje shqyrtim në një seancë tjetër. Po ashtu mund të refuzohet ose të pranohet kërkesa për ekstradim”, ka thënë Di Rosa.

***

Të enjten në një gjykatë në qytetin Colmar të Francës lindore, u mbajt seanca e shqyrtimit të kërkesës së autoriteteve serbe kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte.

Vendimi pritet të merret me 2 mars.

Zoti Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti serb të lëshuar 13 vjet më parë.

Më 12 janar Gjykata e Apelit në Colmar e liroi me kusht zotin Haradinaj, në pritje të shqyrtimit të kërkesës serbe për ekstradimin e tij në Serbi.

Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që siç thuhet nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku zoti Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm.

Avokatët e zotit Haradinaj janë të bindur në lirimin e tij që duhet të përmbyllet deri më 14 shkurt.

Ndalimi i zotit Haradinaj nxiti reagime ne shkallë të gjerë në Kosovë, ku u mbajtën edhe protesta me kërkesën për lirimin e tij.

Ky është rasti i dytë që zoti Haradinaj ndalohet në bazë të një urdhër arresti serb. Në qershor të vitit 2015 ai u ndalua në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, derisa po kthehej nga një vizitë zyrtare në Berlin.

Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar disa herë nga policia ndërkombëtare, Interpol që mos merren parasysh fletarrestimet e lëshuara nga autoritetet e Serbisë për qytetarët e Kosovës. Kërkesat kishin pasuar disa raste të ndalimit nëpër aeroporte të drejtuesve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletarrestimeve të të Beogradit.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga një numër shtetesh që janë edhe pjesë e Interpolit e vështirëson shumë edhe bashkëpunimin e saj me këtë organizatë.

Image

Nis seanca gjyqësore, ja çka thotë Haradinaj për ekstradimin në Serbia

Ka nisur seanca gjyqësore në Colmar të Francës ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i trupit e ka pyetur Haradinaj nëse ai pranon të ekstradohet në Serbi në bazë të kërkesës që ka parashtruar Serbia, mirëpo Haradinaj është deklaruar kundër ekstradimit, pasi sipas tij ky rast është krejtësisht politik.

Sapo ka filluar seanca gjyqësore ku do të shqyrtohet kërkesa e palës serbe për ekstradim në Serbi për Ramush Haradinajn.

Avokatja e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon ka qenë e ashpër para panelit gjykues në fjalën e saj. 

Lindon ka thënë se nuk ka asnjë arsye për mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë dhe se kërkesat e Serbisë kanë qenë tërësisht të pabaza. 

Edhe kërkesat për ekstradim, Lindon i ka quajtur absurde ndërsa është ankuar për mbajtjen e gjatë të Ramush Haradinajt në Francë.

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është ndaluar para një muaji në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse , dhe më pas u dërgua në Colmar ku qëndroi për 1 javë në paraburgim.

Ramush Haradinaj para gjykatës franceze

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, pritet që brenda pak minutash të dalë përsëri para gjykatës franceze.

Ai do të përballet me kërkesën e Serbisë për ekstradim.

Haradinaj bashkë me palën mbrojtëse tashmë ka arritur në seancën gjyqësore

Ish kryeministri i Kosovës, është ndaluar para një muaji në aeroportin e Bazelit nga ana e autoriteteve franceze mbi bazën e një flet arresti serb.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij Anita, ka publikuar disa imazhe nga salla e gjykatës, ku do të mbahet seanca.

"Ne pritje te t'vetmit vendim te mundshem!!!", ka shkruar ajo./BS/

Image
Haradinaj para gjykates
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat