Kuvendi ndërpret punimet, solidarizohet me Haradinajn

Aktuale

Kuvendi ndërpret punimet, solidarizohet me Haradinajn

Më: 9 shkurt 2017 Në ora: 07:36
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Projektrezoluta e propozuar nga deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, pas debatit për gjendjen e krijuar në Mitrovicë nuk ka arritur që të votohet sot.

Kjo pasi, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, kërkoi ndërprerjen e seancës plenare, si shenjë proteste ndaj shtyrjes së vendimit për liderin e kësaj partie Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

Mirëpo, interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa e thirrur nga deputeti Rexhep Selimi rreth gjendjes në Mitrovicë pas ngjarjeve të fundit ngjalli reagime të ashpra mes pozitës dhe opozitës.

Opozita akuzoi pushtetin se po zhvillon dialog me Serbinë, pavarësisht se ky proces po shkon në dëm të Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, duke arsyetuar thirrjen e kryeministrit në interpelancë rreth ngjarjeve të fundit në Mitrovicë, tha se kryeministri duhet të shpjegoj se pse u ndal treni që u nis nga Beogradi, e nuk po ndalet treni që vjen nga Kraleva.

Selimi: Muri që u rrënua dhe ai që po ndërtohet, barrikadë për qytetarët

“Pas krejt kësaj situate të krijuar, as treni s’u ndal as muri s’u rrënua. Në  të vërtetë treni u ndal, por s’u ndal treni i Kralevës, që i bie se treni ende qarkullon Serbi-Kosovë pa licencën e institucioneve të Kosovës. Në anën tjetër u rrënua një mur por filloj një tjetër pran tij, e siç po shihet edhe muri që u rrënua edhe ai që po ndërtohet kanë të njëjtin qëllim, të jenë barrikadë për qarkullim kundrejt anës jugore të lumit Ibër”, tha Selimi.

Deputeti i VV-së, shkoi edhe më lart, duke e quajtur skenar të dy Qeverive, Kosovës dhe Serbisë murin dhe trenin me ikonografi që ishte dhuratë nga Rusia.

Selimi: Situata e krijuar së fundi, skenar i Qeverive të Serbisë e Kosovës

“Muri prej betoni në Mitrovicë, treni i linjës Beograd-Mitrovicë, krijimi i një klime të pasigurisë në vend me frikësime e kërcënime të qytetarëve për luftë her nga presidenti i Serbisë e her nga ai i Kosovës duket qartë se janë skenar të harmonizuara mirë në mes të Qeverive të Serbisë dhe Kosovës”, theksoi Selimi.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka quajtur interes për Kosovën zhvillimin i dialogut, sepse problemet e trashëguara që prej pasluftës e edhe tani që po ndodhin, nuk kanë alternativë tjetër pos zgjidhjes me dialog.

Mustafa: Dialogu zhvillohet në interes të Kosovës

“Gati të gjitha interpelancat por edhe debatet e iniciuara në Kuvend kanë një emërues të përbashkët, ndërprerja e dialogut, kushtëzimi, ngrirja e dialogut. Dialogu në mbështetje të BE-së dhe SHBA-së zhvillohet me interes të republikës së Kosovës. Sepse Kosova po ballafaqohet me probleme si pasoj që nga përfundimi i luftës që nuk kanë alternativë tjetër të zgjidhjes pos dialogut. Me dialog nuk po zgjidhim problemet e Serbisë, sepse ne nuk po ndërhyjmë në sovranitetin e Serbisë, por po ndodhë e kundërta. Si kryeministër konsideroj se dialogu nuk ka alternativë”, tha Mustafa.

Mustafa nuk e ka harruar edhe kohën e bllokut opozitar kur ishin bërë bashkë katër partitë LDK-VV-AAK-Nisma, pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, kur Vetëvendosja kishte insistuar ta merrte udhëheqjen e dialogut.

Mustafa: Keni bërë gara kush ta udhëheq dialogun

“Kam thënë publikisht se asnjë nga ju nga opozita që sot po e kundërshtoni dialogun nuk do ta kundërshtonit këtë po të ishit ju në pozitë dhe po t’i kishit përgjegjësitë që ne kemi. Ne njihemi dhe nuk harrojmë se si jemi betuar gjithë ne që jemi këtu pa marr parasysh në cilën anë jeni këtu që do ta vazhdojmë dialogun dhe keni konkurruar dhe keni bërë gara se kush është ai që do ta marr dhe ta udhëheq dialogun. Dhe rezoluta si e tillë nuk meriton përkrahjen dhe nuk shpreh asgjë tjetër po një mllefi opozitar”, tha kryeministri.  

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se ajo që ka qenë një lloj cenimi i sovranitetit siç ishte muri, ka kaluar.

Veseli: Në Mitrovicë ka fituar ligji

“Ajo çka është më me rëndësi, se në Mitrovicë ka fituar ligji, kanë fituar institucionet, nuk kemi shkuar me të mundshëm, kanë fituar edhe qytetarët serbë të pjesës veriore. Do të ishte e dëmshme, me së shumti për ta dhe institucionet e venit kanë qenë të vendosura që të shkojnë deri në fund për vendosjen e ligjshmërisë por asnjëherë manipulimeve që u mundua Beogradi t’i trumbetoj përmes mediave të tyre që ti frikësoj qytetarët tanë nën presionin psikologjik se Kosova do të cenoj jetën e qytetarëve, kurrë, asnjëherë, ky është edhe mesazh i cili nga institucionet e Kosovës, nuk do ta cenojmë asnjë qyteta  të Republikës përveç ruajtjes së sovranitetit të Kosovës”, tha Veseli.

Ai tha se Serbia po mundohet që përmes mediave të saj t’i frikësojë qytetarët serbë në Kosovë, se nëse shqiptarët kalojnë në veri do t’i dëbojnë nga Kosova.

Por sipas tij, Kosova nuk do të cenojë asnjë qytetar të saj, as serb, as komunitetet tjera.

Ndërsa, duke iu përgjigjur kritikave të Albin Kurtit për ndaljen e qytetarëve për të dal në veri të Mitrovicës, Veseli tha se sot nëse ndonjë deputet i Kuvendit dëshiron të shkoj atje nuk do ta ndal.

Në përkrahje të zhvillimit të dialogut ishin dy partitë në pushtet. Shefi i deputetëve të PDK-së Zenun Pajaziti duke mbështetur kryeministrin, tha se vetëm me dialog zgjidhen të gjitha pengesat që mund të dalin para në rrugën integruese.

Pajaziti: Dialogu nuk ka alternativë

“Dialogu nuk ka alternativë, të gjithë duhet ti japim shansin e merituar dialogut dhe duhet të shpresojmë që vetëm kështu mund të zgjidhet gjithçka që mund të jetë pengesë në rrugën tonë drejt normalizimit të marrëdhënieve si një pengesë që na del në rrugën tonë drejt integrimit në BE”, tha Pajaziti.

Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka mbështetur vazhdimin e dialogut, meqë sipas tij, edhe pse jo në përmasa që dëshirojnë, dialogu i deritashëm ka dhënë rezultate.

Beqiri: Dialogu dha rezultate

“Dialogu i Brukselit i ndërmjetësuar nga BE dhe SHBA sigurisht jo edhe në përmasa të dëshirueshme dhe të nevojshme megjithatë ka dhënë kontribut dhe rezultate të caktuara të integrimit të komunitetit serb dhe konsulidimit të shtetit përmes normalizimit të gjendjes në veri të vendit”, tha Beqiri.

Derisa, themelimin e Asociacionit e ka quajtur obligim institucional, por që nuk ka asnjë lidhje me murin të cilin e rrëzuan ata që e ndërtuan.

Por, opozita ishte e ashpër ndaj pushtetit, duke ia përmendur dështimet në dialogun e zhvilluar deri tani.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti, Mitrovicën e ka ndarë ura e Ibrit, e jo muri, siç e ka quajtur ai, i vënë si perde.   

Kurti: Mitrovica e ndarë me urën e Ibrit, jo me mure që duken si perde

“Qyteti i Mitrovicës është i ndarë me urën e Ibrit dhe jo me mure që vihen si perde. Ajo çka po etablohet me çështjen e murit është se gjërat as nuk munden as nuk duhet të bëhen pa Serbinë dhe pa strukturat e saj. Serbia e bënë gjendjen në veri edhe më keq se që është në mënyrë nëse bëhet sa më keq bëhet pak më mirë atëherë të duket gjithçka mirë dhe e keqja e madhe të normalizohet”, tha Kurti.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj ka numëruar një mori faktesh që sipas tij, bëjnë që dialogu të jetë i dështuar.

Lekaj: Dialogu nuk i solli asgjë Kosovës

“Çka sjelli dialogu, a sjelli ndonjë zhvillim të qytetarëve, a sjelli intefrim të serbëve në Kosovë, pse lista serbe nuk gjendet në Kuvend, pse ministrat serb nuk gjenden në veri, a thua ky është dialogu që i ka ofruar serbët. Prandaj nëse nisemi nga kjo, mendoj që dialogu nuk ka sjell rezultate për Kosovën, sepse kemi shkuar për të dialoguar në Bruksel me Beogradin pa ndonjë platformë, saktësi kohore dhe pa ndonjë marrëveshje paraprake se pas këtij dialogu a do të ndodh njohja reciproke. Kosova nga ky dialog nuk e ka njohjen e pesë shteteve të BE-së, nuk ka liberalizim, nuk është e pranuar në UNESCO, nuk është e pranuar në OKB, nuk ka njohje të reja, prandaj si mund ta vlerësoni këtë dialog si pozitiv”, tha Lekaj.

Ndërsa, në emër të Nismës për Kosovën, deputeti Zafir Berisha, ka deklaruar se kryeministri është duke e keqpërdorur qëndrimin e opozitës për dialogun me Serbinë.

Berisha tha se janë për dialog me kushte dhe në të mirë të Kosovës e jo të një dialogu në dëm të Kosovës. Sipas tij, Asociacioni i Komunave Serbe është kulmi i asaj që kjo Qeveri po do të bëjë në Kosovë.

Mustafa: Po mos të ishin Policia dhe ndërkombëtarët treni do të vinte deri në Kaçanik

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë në shenjë proteste dhe solidarizimi për shtyrjen e vendimit të gjykatës së Francës, ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Propozimi për ndërprerjen e seancës erdhi nga shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Veseli: Në Mitrovicë ka fituar ligji

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se ajo që ka qenë një lloj cenimi i sovranitetit siç ishte muri ka kaluar.

“Ajo çka është me më rëndësi, se në Mitrovicë ka fituar ligji, kanë fituar qytetarët, nuk kemi shkuar me të mundshëm”, tha ai.

Veseli tha se  Serbia po mundohet që përmes mediave të saj t’i frikësojë qytetarët serbë në Kosovë, se nëse shqiptarët kalojnë në veri do t’i dëbojnë nga Kosova.

 Por sipas tij, Kosova nuk do të cenojë asnjë qytetar të  saj, as serb, as komunitetet tjera. Ndërsa, duke iu përgjigjur kritikave të Albin Kurtit për ndaljen e qytetarëve për të dal në veri të Mitrovicës, në vitin 1999 Veseli tha se sot nëse ndonjë deputet i Kuvendit dëshiron të shkojë atje nuk do ta ndal./

***

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa pasi që dëgjoi një debat të gjatë në seancën e Kuvendit tha se institucionet e Kosovës do të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën në tërë territorin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës gjatë fjalës së tij tha se po mos të ishte Policia e Kosovës dhe ndërkombëtarët treni do të vinte deri në Kaçanik.

 Mustafa tha se përderisa njësitet e Policisë kanë qenë në kufi me Serbinë, treni i nisur nga Beogradi nuk do të hynte me asnjë kusht.

 Ai tha se Policia e Kosovës nuk ka dal atje për të bërë humor askënd, por për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit të Kosovës

Në veri veprojnë grupe paramilitare, Tahiri mohon

Deputeti i LDK-së, Anton Çuni dhe ai i VV-së, Glauk Konjufca, kanë folur për një grup serbësh, që sipas tyre janë regjistruar si klub sportiv por që kanë kryer veprime kriminale.

Konjufca ka deklaruar se ai grup nuk ka të bëj asgjë me sportin dhe se ato janë grupe paramilitare që janë futur nga Serbia dhe që janë të armatosur “gjerë në dhëmb”.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Adem Salihaj ka thënë se po bëjnë disa herë debate, duke u bërë palë mes vete, por jo të bëhen bashkë dhe palë ta kenë Serbinë.

Sipas tij, nuk kanë qenë të zotët ta nxjerrin një rezolutë të përbashkët, si pasojë e mos pasjes së një platforme.

Ministrja për dialog, Edita Tahiri tha se gjendja në dialog dhe rezultatet e dialogut janë faktike e jo fjalë.

Tahiri tha se me Serbinë kanë folur tri herë, në Rambuje kur Serbia bënte gjenocid në Kosovë, që sipas saj, disa largpamës thoshin se nuk duhet biseduar, por që në fund doli se ato biseda sollën lirinë. Po ashtu, tha se në vitin 2006, biseduar në Vjenë, të cilat kanë sjell pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa, ka mohuar se ka grupe paramilitare në veri. Sipas saj, qytetarët serb hyjnë në Kosovë duke u legjitimuar në kufi, që sipas Tahirit është ndryshim i madh.

Ajo tha se nuk do të ndodh asnjë aneksim të veriut dhe ka kërkuar të mos frikësohet askush rreth kësaj çështje

***

Po vazhdon seanca e Kuvendit me debate të deputetëve pas interpelancës së kryeministrit Isa Mustafa lidhur me situatën në Kosovë.

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka qenë e obliguar të rrënojë murin por ka biseduar dhe ka arritur marrëveshje, por njëjtë nuk bisedoi edhe për Prevallën.

Ai ka shtuar se strukturat paralele në veri nuk janë shuar, këtë madje e pranojnë edhe vet ministrat e Qeverisë së Kosovës.

Kurti-Mustafës: Pse pranove të mbyllet rruga për vetura në veri

Deputeti Albin Kurti ka pyetur kryeministrin Isa Mustafa se pse ka pranuar që rruga “Mbreti Pjetër”, të mbyllet për vetura dhe të shndërrohet vetëm në rrugë për këmbësor dhe a beson që është e mirë apo ka qenë i kushtëzuar.

Kurti tha se Mustafa asnjëherë nuk është përgjigjur diskreditimit që Gjykata Kushtetuese i ka bërë atij për marrëveshjen e Asociacionit serb.

Image
Deputeti Albin Kurti

Beqiri: Asociacioni serb pa kompetenca, është obligim i joni

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka deklaruar se dy provokimet e fundit të Serbisë, siç ishte treni dhe muri, kanë treguar se institucionet tona kanë treguar pjekuri dhe veprim institucionale.

Beqiri lidhur me interpelancën për veriun, ka thënë se si subjekt politik janë të shqetësuar që Beogradi tenton t’i ikë marrëveshjeve të arritura në Bruksel, madje duke tentuar të provokojë.

“Dy provokimet e fundit treni dhe muri, kanë treguar se institucionet tona kanë treguar pjekuri dhe veprim institucionale”, tha ai.

Ai ka thënë se nuk duhet të lidhet muri me Asociacionin serb.

“Gjykata Kushtetuese nuk e ndalon themelimin por kërkon që të eliminojë kompetencat ekzekutive, pa këto kompetenca, asociacioni është obligim i joni”, tha Beqiri.

Image
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri
 
Mustafa: Mos e votoni rezolutën e VV-së për veriun

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Qeveria dhe institucionet e Kosovës kanë arritur që ta mbrojnë sovranitetin e shtetit, ta ruajnë stabilitetin e brendshëm përballë provokimeve destabilizuese që erdhën nga Serbia.

Ai në interpelancën para deputetëve tha se veriu i vendit është pjesë e Kosovës, prandaj gjendjen në veri mund ta trajtojmë me lehtë kur e kuptojmë që po flasim për një pjesë të shtetit tonë.

“Me sjellje dhe përgjegjësi shtetërore u ndal treni dhe në marrëveshje me kryetarin e komunës së Mitrovicës, në përkrahje me komunitetin ndërkombëtar arritëm ta rrënojmë murin dhe për ndërtimin e një sheshi sipas ligjeve dhe standardeve të caktuar. Në të gjitha rastet përgjigjja jonë ishte institucionale”, tha Mustafa.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se nuk ka alternativë tjetër pos dialogut për t’i zgjidhur të gjitha problemet që Kosova ka që nga përfundimi i luftës.

“Dialogu me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së zhvillohet në interes të Kosovës. Kosova përballet me probleme që nuk zgjidhen ndryshe pos përmes dialogut. Si kryeministër konsideroj se nuk ka alternativë tjetër pos dialogut”, tha Mustafa në interpelancën që po zhvillohet rreth situatës së krijuar në Mitrovicë.

Sipas kreut të Qeverisë, opozita po kërkon ndaljen e dialogut, vetëm pse është në opozitë, sepse ndryshe do të vepronte po të ishte në pushtet. 

“As një nga opozita që kundërshtoni dialogut nuk do ta kundërshtonit po të ishit në pozitë dhe të kishit përgjegjësi”, shtoi me tej Mustafa.

Derisa, ka kërkuar mos përkrahjen e rezolutës së propozuar nga kërkuesi i kësaj interpelance, meqë sipas tij, rezoluta nuk parasheh zgjidhje, pos që shpreh mllefin opozitar.

Image
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi

Fillon interpelanca e kryeministrit, Selimi: Në veri nuk ka shtet, VV propozon një rezolutë

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi si iniciues i interpelancës së kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se muri në Mitrovicë, treni dhe tensionet e herëpashershme në atë pjesë janë inskenim i Qeverive të Serbisë dhe Kosovës, andaj VV ka propozuar një rezolutë e cila do lexohet në fund të debatit.

Ai ka thënë se në veri kishte një dinamik të vazhdueshme të përkeqësimit të gjendjes në ato komuna, kurse, qeveria heshturazi ka pranuar ndarjen e jugut dhe veriut në dy komuna.

“Atje në vend që të shuheshin strukturat paralele, prej atëherë deri sot atje nuk ka shtet, nuk ka polici, pasi ajo më shumë i përgjigjet Serbisë se sa Kosovës. Qeveria Tensionimi i situatës për murin ngriti tensionet por Serbia nisi edhe trenin i cili u ndal por Qeveria kurrë nuk dha shpjegime pse asnjëherë nuk u ndal treni nga Kraleva në Mitrovicë, u rrënua një mur por fillojë një tjetër pran tij ”, tha ai.

Sipas tij, një rezolutë e re do të ishte e nevojshme.

“VV propozon mocion përmbajtjesor meqë situata mund të ketë ndryshuar, projekt rezolutë të cilën do ta lexoj në fund të debatit”, tha ai.

Votohet rezoluta për arsimin parashkollor, parafillor dhe universitar

Me 63 vota pro ka kaluar në Kuvend Rezoluta për organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe universitar me 63 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim.

Pikat e rezolutës janë  si në vijim: arsimi të shpallet interes nacional dhe të rritet buxheti për arsimin në Kosovë; 

Qeveria të krijojë fond të veçantë për ngritjen e kapaciteteve në shkolla; 

Të bëhet rishikimi i kutikulës, plan programeve dhe teksteve shkollore; 

Të ndalohen tekstet me përmbajtje anti-kushtetuese; 

MASHT të krijojë forum gjithëpërfshirës për analizimin e arsimit në vend; dhe në rast të mos përmbushjes së kritereve, institucionet arsimore të mbyllen.

Deputeti i PDK-së kërkon rrëzimin e Qeverisë, debat i ashpër mes Tahirit e Dërgutit

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në seancën e Kuvendit e akuzoi një deputet të Lëvizjes Vetëvendosje i cili i ka dërguar letër ITU’së që Kosovës të mos ia japi kodin telefonik. E ajo që i ka dërguar letër ITU’së po del të jetë deputetja e VV’së, Aida Dërguti.

Vet Dërguti, në seancën e Kuvendit ka pranuar se i ka dërguar letër këtij institucioni ndërkombëtarë.

“Ne jemi mësuar që ju të dezinformoni. Ajo që më citoni lidhur me letrën e dërguar në ITU, nuk qëndron. Nuk qëndron ajo se çfarë that ju lidhur me marrëveshjen e ITU’së”, ka thënë Dërguti.

Ndërkohë që Tahiri e ka akuzuar atë se e ka kerpqrdoriur pozitën e nënkryetarës së Kuvendit në momentin që e ka dërguar kërkesën në ITU.

“Unë nuk përmenda asnjë emër por ju vet u zbuluat. Zonja Dërguti në internet e gjeni, unë e kam, gjithkush mund ta gjejë në internet.  Aida e ke keqpërdor Kuvendin se ke nënshkruar si nënskrtyetare e Kuvendit. Keni shkelur rreeulloren zonja Dërguti.

Tahiri: Deputeti nga Vetëvendosja i ka kërkuar ITU-së që Kosovës mos t’ia jep kodin telefonik

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, në seancën e rregullt të Kuvendit ka drejtuar akuza kundrejt deputetëve të Lëvizjes "Vetëvendosje".

Ministrja për dialog, Edita Tahiri gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës ka thënë ka pas deputetë nga Kuvendi i Kosovës iu kanë drejtuar ITU-së, duke i thënë që Kosovës mos t'ia jep kodin.

Image
Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri

“Me keqardhje dëshiroj të iu bëjë me dije se ka pas deputet nga Kuvendi i Kosovës të cilët madje edhe me logon zyrtare të Kuvendit të Kosovës iu kanë drejtuar ITU-së, duke i thënë që Kosovës mos t'ia jep kodin. Nëse s'e keni ditë po ua solla dokumentin. Pra në emër të Kuvendit të Kosovës, një deputet nga radhët e  Vetëvendosjes i ka kërkuar ITU-së që Kosovës mos t'ia jep kodin", ka deklaruar Tahiri.

Edita Tahiri ka folur në Kuvendin e Kosovës rreth rezultateve të dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo ka thënë se nga dialogu i lartë që u zhvillua në Bruksel u arrit që treni serb të mos futet në Kosovë, dhe të rrënohet muri ilegal duke ruajtur stabilitetin e vendit.

Duke folur për asociacionin ajo ka theksuar se Plani i Ahtisarit është ai që e ka paraparë realizimin e kësaj bashkësie, duke thënë se i njëjti plan e ka sjellur pavarësinë.

“Asociacioni nuk ka kompetenca ekzekutive, ai do të jetë në pajtim me gjykatën Kushtetuese dhe para themelimit do të shuhen të gjitha strukturat serbe në Kosovë”, u shpreh Edita Tahiri.

Muja: Kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi

Deputeti i PDK-së Shaip Muja ka dal kundër matjes së territorit nga komisioni i themeluar nga Qeveria e Kosovës.

Madje, Muja tha se kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi sa më parë, pasi nuk po sillet në mënyrë serioze me temat e rëndësishme, siç është çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

Në pikën jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, sipas Mujës, kjo Qeveri e ka terrorizuar që dy vite e gjysmë me personalitete jo serioze rreth Demarkacionit.

Muja theksoi se i ashtuquajturi akademik Hivzi Islami me botimet e veta të cilat ai i ka të dokumentuara në kërkimet gjeografike në vitin 2008 ku i jep orientime ‘ekspertit të bisedimeve me Ahtisarin Lutfi Haziri’, në ato kërkime gjeografike numër 14 dhe në monografinë e Akademisë jep shpjegime të qarta se ku janë vijat kufitare.

Image
Deputeti i PDK-së Shaip Muja

Muja: Kjo qeveri duhet të shkoj në shtëpi

“Nga ne deputetët kjo Qeveri po mundohet të na fut në lajthitje dhe të na vejë fajtore para publikut të Kosovës. Dhe Qeveria e Kosovës është fajtor, por edhe ne nuk jemi pa faj sepse nuk i kemi përfunduar gjitha ato mundësi të cilat ne mund t’i shterim brenda Kuvendit të dalim unik me propozime konkrete. Ka dy vjet e gjysmë që terrorizohet publiku me personalitete jo serioze të kësaj qeverie e cila duhet të shkoj sa më shpejt në shtëpi”, tha Muja.

Ndërsa, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri akuzoi institucionet e Kosovës se përmes themelimit të ‘Zajednicës’ po duan ta konsolidojnë kontrollin faktik të Serbisë mbi 25 përqind të territorit të Kosovës.

Sipas  Ymerit, para dhjetë viteve këta politikanë ia dhanë Serbisë dhjetë komuna, 45 zona eksterritoriale, veto në Kuvend atyre deputetëve që ua rezervuan ulëset, e bënë shuarjen e TMK-së, betonimin e sundimit ndërkombëtar dhe pjesëmarrjen e Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, me idenë se kur Serbia e merr paketën e Ahtisarit ajo do ta njeh pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, sipas tij, Serbia i mori të gjitha elementet  përbërëse të paketës, ndërsa paketën si ambalazh dhe pavarësinë nuk na e pranoi.

Berisha: Lista Serbe të përjashtohet nga zgjedhjet

Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha, kërkoi që të ndërmerren masa ndaj deputetëve të Listës Serbe.

Berisha i akuzoi ata për  përkrahje të politikave nacionaliste serbe kundër Kosovës duke i quajtur si agresion.

Image
Deputeti i Nismës për Kosovën Zafir Berisha

Berisha tha se në zgjedhjet e ardhshme ata duhet të përjashtohen. Sipas tij përfaqësuesit e Listës Serbe kanë marrë pjesë në vënien e gurthemeleve të  përmendoreve të carëve serbë që dihet se kanë bërë krime ndaj shqiptarëve.

Sipas Berishës përfaqësuesit e Listës Serbe sabotojnë institucionet e Kosovës dhe e quajnë Kosovën Kosovë dhe Metohi, ndërsa thotë se ata  nuk e njohin si kryeministër Isa Mustafën por Aleksandër Vuçiqin.

Seanca e Kuvendit (Drejtpërdrejt)

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me ngritjn e cështjeve të ndryshme, ku kryetari i Lëvizje Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke kujtuar 10 shkurtin e para dhjetë viteve kur është protestuar kundër planit të Ahtisarit, ka thënë se po këta politikanë para 10 viteve ia dhanë Serbisë disa komuna brenda Kosovës dhe e shuan FSK.

“Pazaret po vazhdojnë edhe sot, tash Serbia dëshiron që t’i bashkojë komunat me asociacionin, edhe sot flasim si ta formojmë ushtrinë tonë dhe për Mitrovicën, që po murosim me mure. Protestuesit u vranë nga policia që mbrohen nga Hashim Thaçi”, tha ai.

Kryeministri Mustafa në interpelancë para Kuvendit

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës, ku kryeministri i Kosoëvs, Isa Mustafa do të ketë dy interpelanca, të inicuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rendi i ditës së seancës së sotme:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë,

5. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

6. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

7. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, i mbështetur edhe nga 14 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,

8. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,

9. Debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë tjerë nënshkrues,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214,

16. Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),

17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,

18. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,

19. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.

20. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin  e këtij Projektligji  kërkohen,  të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë  shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),

21. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,

22. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,

23. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat