Musliu: Shqiptarët e Preshevës nuk dalin në zgjedhje për presidentin e Serbisë

Aktuale

Musliu: Shqiptarët e Preshevës nuk dalin në zgjedhje për presidentin e Serbisë

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 23:11
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Preshevë, 7 shkurt  -Me zgjedhjet presidenciale në Serbi dhe deklaratat e kongresmenit amerikan duket se po testohen shqiptarët, sidomos liderët e Luginës së Preshevës se kush është për Serbi e kush për Kosovë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Ne Serbi ka nisur fushata parazgjedhore për të zgjedhur presidentin e ri, valë kjo e cila ka arritur deri në Luginën e Preshevës.

“Shqiptarët e Preshevës mund të votojnë për herë të parë për presidentin e ardhshëm në Serbi. Por, ende nuk e kemi zgjedhur kandidatin..” ka thënë një anëtar i kryesisë së PVD-së në Preshevë Nasuf Behluli.

Zgjedhje presidenciale në Serbi dhe deklaratat e kongresmenit amerikan po testojnë liderët e Luginës së Preshevës se kush është për Serbi e kush për Kosovë!

Të gjitha partitë shqiptare në Preshevë dhe Bujanoc marrin pjesë rregullisht në zgjedhjet lokale, ndërsa zgjedhjet parlamentare deri më tani ka marrë pjesë vetëm PVD e   Riza Halimit i cili në disa raste në koalicion me disa parti të tjera, por kutitë e votimit në zgjedhjet presidenciale, ku jetojnë shqiptarët deri tani kanë qenë bosh.

Ndryshe, ish-drejtori politik i SHP te UCPMB-së Jonuz Musliu , kryetar i KKSH-së i pyetur nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” se do te dalin ai si lider partie (LPD) apo si KKSH ne zgjedhjet e ardhshme te Serbisë, ai ka deklaruar se “as ashtu-kështu nuk e kem ndërmend te dalim ne zgjedhjet e Serbisë. Pse me dal? Ne e kemi presidentin tone, Hashim Thacin. Veç kësaj ai na ka thënë se është gardian i yni.  Për ne shqiptaret ne Luginës hë dolëm, hë nuk dolëm, krejt një. Mos valle ja kemi pa hajrin, asnjërën.  Serbia, pas Milosevicit, ka ndërruar 3-4 president por deri tash asgjë nuk ka ndryshuar ne favor te ceshtjes sone kombëtare. Te votojmë një president qe na e ndal flamurin apo fëmijëve tanë qe ju ndalon diplomat e librat shqip ?! Jemi dëshmitar se këto vitet e fundit Medvegja, Bujanoci e Presheva, vendbanime keto shqiptare aktualisht nen Serbi vazhdojnë të jenë rajoni me i pazhvilluar dhe diskriminuar në Evropë?!.” ka thënë ne vazhdim z.Musliu

Se si i komenton disa deklarata te liderëve ne Luginën e Preshevës kundër kongresmenit amerikan për bashkimin e Lugines së Preshevës me Kosovën ne fund z.Musliu  pohon se “Une jam habitur me këto deklarata te disa pushtetetarecve,  po ishalla se kane përnjëmend, sepse mu keta politikaj para zgjedhjeve Luginen e quanin Kosovë Lindore?! Sidoqofte nuk duhet t’ja zëmë për të madhe se ata tash ja kanë nisur  të merren me politikë. Une s’jam dyfytyrësh e as “lipiskë”. Kurrë s’kam hangër me dy luge, herë me Beogradin e here me Prishtinën. Une para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjjeve gjithë i kam thene Lugines së Presheves – Kosovë Lindore!..”

Me zgjedhje presidenciale ne Serbi dhe deklaratat e kongresmenit amerikan duket se po testojnë shqiptaret, sidomos liderët e Lugines se Presheves se kush eshte per Serbi e kush për Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat