Ambasada amerikane mirëpret marrëveshjen për rrënimin e murit në veri

Aktuale

Ambasada amerikane mirëpret marrëveshjen për rrënimin e murit në veri

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:41
Rrenimi i murit ne Mitrovice

Ambasada e SHBA-ve mirëpret marrëveshjen e 4 shkurtit të arritur mes Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës, dhe Kryetarit të Mitrovicës Veriore Rakiq lidhur me planin urban të reviduar për shndërrimin e Rrugës “Mbreti Pjetër” në zonë për këmbësorë.

“Ne përshëndesim kuvendin komunal të Mitrovicës Veriore për aprovim të shpejtë të planit të ri”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Ambasada amerikane ka theksuar se marrëveshja e arritur do të rezultojë me ndërtimin e një zone të bukur për këmbësorë që përmbushë marrëveshjen e 2015-ës për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës.

“Shumë mund të arrihet kur të gjitha palët bashkohen për të punuar për të mirën e përbashkët”, thuhet në fund të komunikatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat