Vuçiq akuza ndaj Kosovës e BE-së: Po ndryshoni rregullat, çfarë doni më shumë nga Serbia?

Aktuale

Vuçiq akuza ndaj Kosovës e BE-së: Po ndryshoni rregullat, çfarë doni më shumë nga Serbia?

Nga: P.R Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 22:09
Dialogu Kosovë-Serbi

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka hedhur akuza ndaj Kosovës dhe Bashkimit evropian, pasi sipas tij, këto dy të fundit nuk respektojnë marrëveshjet e arritura.

"As BE-ja e as Prishtina nuk respektojnë marrëveshjet dhe ata janë duke ndryshuar rregullat gjatë gjithë kohës. Ne shkuam në Bruksel me tema të paracaktuara dhe vetëm dy mbetën në tavolinë - kur ne u kthye në diskutimin e tyre, u bë e qartë se nuk do të ketë diskutime mbi Bashkësisë së Komunave Serbe”, ka deklaruar Vuçiq, transmetojnë mediat serbe.

Ndryshe sot dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin e ndërtuar në Mitrovicën e veriut. Derisa u tha se nuk do të ketë mure në atë pjesë, është paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat