“Blic”: Kongresmeni amerikan i ka dërguar letër presidentit serb për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

Aktuale

“Blic”: Kongresmeni amerikan i ka dërguar letër presidentit serb për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 11:38
Dana Rohrabacher

Kongresisti republikan në SHBA, Dana Rohrabacher, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Evropë, i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Në këtë letër, të cilën gazeta serbe “Blic” thotë ta ketë parë, ai ka propozuar shkëmbim territoresh – jugun e Serbisë me veri të Kosovës – si zgjidhje për qetësimin e tensioneve në këtë pjesë të Ballkanit.

“Në vend të shembujve negativë, siç është dërgimi i trenit me simbolet provokuese në Kosovë, ndoshta është më mirë dhe në interes të të dyja palëve që të diskutohet shkëmbimi i territoreve që do të rezultonte me më shumë serbë në Serbi dhe me më shumë kosovarë në Kosovë”, ka shtuar Rohrabacher.

Rohrabacher, në letrën dërguar Nikoliqit, ka porositur se “ky opsion është i mundshëm” dhe se “nuk duhet injoruar”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat