Serbia zyrtarisht vë në gatishmëri ushtrinë, pret trazira me Kosovën

Aktuale

Serbia zyrtarisht vë në gatishmëri ushtrinë, pret trazira me Kosovën

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 07:48
Ilustrim

Kryetari i Këshillit të organizatave të veteranëve të Serbisë, Sasha Dujovic e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Serbisë për ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë dhe policisë serbe pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Po ashtu ai ka përshëndetur “hapat e Aleksandar Vuçicit për zgjidhjen e situatës me bisedime”.

“Zhvillimet e fundit në Kosovë paraqesin njërin nga kërcënimet më serioze të cilin ekstremistët shqiptarë po tentojnë ta zbatojnë”, ka thënë Dujovic për median serbe.

Sipas tij, situata mund të tejkalojë dhe duhet që secili të jenë në gatishmëri, por edhe i kujdesshëm njëkohësisht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat