Demolli dhe Rama e njoftojnë sekretarin e NATO-s për FSK-në

Aktuale

Demolli dhe Rama e njoftojnë sekretarin e NATO-s për FSK-në

Nga: B.S Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 17:22
Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Ministri Demolli dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg.

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e FSK-së,  në takim, u bisedua për situatën e sigurisë në Kosovë, hapat që duhet ndërmarrë lidhur me ruajtjen e paqes dhe sigurisë si dhe stabilitetit të Kosovës, si dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Ministri Demolli e njoftoi sekretarin e NATO-s, Jans Stoltenberg mbi zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancimin e saj në drejtim të krijimit të përmbushjes së misionit të saj në mbështetje të institucioneve dhe qytetarëve të vendit si dhe në krijimin e një ambienti sa më të favorshëm për përfshirjen e komuniteteve pakicë që jetojnë në Kosovë, për shërbim në FSK.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Stoltenberg dha  mbështetje të pa rezervë për FSK-në përmes Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s (EKNN), misionin dhe kapaciteteve të saj, duke shprehur konsideratë të lartë për profesionalizmin dhe angazhimin e saj të treguar deri më tani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat