Rakiq: Insistojmë në zgjidhje paqësore

Aktuale

Rakiq: Insistojmë në zgjidhje paqësore

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 15:47
Kryetari i Mitrovicës Goran Rakiq

Kryetari i Mitrovicës Goran Rakiq ka thënë se e kanë njoftuar sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg për situatën aktuale në veriun e vendit.

“U pajtuam që KFOR-i të garantojë qetësinë dhe stabilitetin”, ka thënë Rakiq duke shtuar se bisedimet  Kosovë-Serbi  do të vazhdojnë në një format tjetër.

 Sipas Rakiqit tema e atyre takimeve do të jetë fati i murit e që siq tha ai serbët presin qe deri në një marrëveshje tjetër nuk do të ketë vendime të njëanshme.

 Sipas agjencisë  serbe të lajmeve përveç Rakiqit në takim me sekretarin e NATO-s kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe kryetari i Graçanicës Vlladeta Kostiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat