Vuçiqi: Shqiptarët tërë ditën na akuzojnë, e BE ua mban anën!

Aktuale

Vuçiqi: Shqiptarët tërë ditën na akuzojnë, e BE ua mban anën!

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 19:41
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar gazetarëve pas takimit me liderët serbë nga Kosova, ku deklaroi se është e rëndësishme të ruhet qetësia dhe stabiliteti.

“Më duhet të pranojë se kemi pasur biseda të vështira, në të cilat i kemi pranuar të gjitha. Së shpejti do të jem i gatshëm që qytetarëve të Serbisë t’ua tregojë të gjitha”, ka deklaruar Vuçiq.

“Katër herë brenda një orë i kanë ndërruar propozimet me të cilat është dashur të pajtohemi. Në gusht kemi arritur marrëveshjet, përfshirë edhe atë lidhur me urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë”, ka shtuar ai.

Sipas kryeministrit Vuçiq, Serbia dhe qeveria të cilën ai e drejton gjithmonë ka qenë e gatshme të ruajë qetësinë, jo për faktin që janë të frikësuar porse është i vetmi vendim racional.

“Një muaj më parë kemi arritur marrëveshjen për urën mbi lumin Ibër. Megjithatë, ata kanë shkelur marrëveshjen dhe vendosën ta shembin murin. Ne këtë e pranuam, megjithatë ata po kërkojnë gjithmonë diçka më shumë. Kemi ardhur në një situatë kur do të na detyrojnë të mos pranojmë diçka, në mënyrë që të dukem që ne jemi fajtorët… Ata nuk dëshirojnë të flasin. Rreth Asociacionit të Komunave serbe as që kemi mundur të bisedojmë. Tërë ditën e kalojnë duke thënë se ne po i rrezikojmë, por Policia dhe Ushtria serbe nuk është në Kosovë që nga viti 1999, dhe as sot nuk është atje”, ka shtuar Vuçiq.

I pari i Qeverisë serbe kishte një porosi për popullin serb në Kosovë:

“Ruajeni qetësinë me çdo kusht, jini të dinjitetshëm, dhe me krenari ruani emrin dhe mbiemrin e juaj serb, mos e lëshoni vendin, se ne do të luftojmë për ju”.

“Ju lutem që të na ndihmoni që çdo serb në Kosovë të ndihet i sigurt. Ata kanë miratuar një rezolutë që nuk është legjitime, por thjesht një fakt politik. Ja si po na mësojnë Prishtina dhe BE-ja për demokracinë. BE-ja në mënyrë të qartë dhe të hapur është e njëanshme, dhe qëndron në anën e Prishtinës. Ai mur neve na nevojitet si një pengesë e betonit, që të ndalojmë veturat të futen në zonën e këmbësorëve”, ka shtuar Vuçiq.

Ndërkaq kryetari i pjesës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, ka deklaruar para gazetarëve se serbët janë të frikësuar dhe se ekziston frika dhe brenga për jetën e tyre.

“Lus kryeministrin që të na mbrojë, e di që është e vështirë por jemi në një situatë të palakmueshme”, ka shtuar Rakiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat