“AKI ka agjentë edhe në veri”

Aktuale

“AKI ka agjentë edhe në veri”

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 18:47
ilustrim

Kryetari i komisionit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Haxhi Shala, në Info Magazine ka thënë se sherbimet e zbulimit kanë qasje në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe veriun.

“AKI ka qasje në të gjithë territorin e Kosovës. Neve nuk duhet të na shqetësojnë lëvizjet e Xhandarmërisë serbe në territor të Serbisë. Dezinformatat të cilat i bën Serbia nuk duhet t’i pranojmë për të besueshme”, ka thënë ai.

Shala më tutje ka thënë se muri në veri mund të jetë pasojë e mos transparencës së institucioneve të Kosovës për marrëveshjet e Brukselit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat