Vuçiqit i mbetet hatri se pse Rama e vizitoi partinë e Haradinajt

Aktuale

Vuçiqit i mbetet hatri se pse Rama e vizitoi partinë e Haradinajt

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 15:46
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk ka dashur ta komentojë vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në partinë e Ramush Haradinajt.

“Nuk kam koment. Por paramendojeni që unë në këtë mënyrë të shkoja diku në rajon që t’i vizitoja përfaqësuesit e partive më ekstreme serbe, se si do të reagonte Evropa dhe bota”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, Serbisë i mbetet që të sillet seriozisht dhe me përgjegjësi.

Edi Rama sot po qëndron në Kosovë, ku ka vizituar fillimisht zyrtarët e AAK-së.

Ai ka thënë se pret që Haradinaj shumë shpejt të kthehet në Kosovë.

Të kujtojmë se Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq vitin e kaluar kanë qenë protagonistët kryesorë të Ballkanit dhe ia kanë shprehur miqësinë njëri-tjetrit në disa raste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat