Më 9 shkurt Franca vendos nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

Aktuale

Më 9 shkurt Franca vendos nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 11:39
Ramush Haradinaj duke dal nga Gjykata franceze

(E plotësuar) - Ka përfunduar seanca gjyqësore kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjatë kësaj seance e cila është mbajtur në Colmar të Francës, është prezantuar dosja e Prokurorisë së Beogradit për Krime Lufte.

Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, përmes Facebookut ka njoftuar se  klienti i tij ka pranuar lëndën të cilën  e ka quajtur të sajuar dhe të motivuar politikisht nga ana e Serbisë,.

Koci ka bërë të ditur se seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese mbahet me datën 9 Shkurt 2017.

Nis seanca gjyqësore në Francë, shqyrtohen provat e Serbisë kundër Haradinajt

Ramush Haradinajt, mbrojtjes së tij dhe Gjykatës së Colmarit në Francë, Prokuroria e Beogradit për Krime Lufte do t’ua prezantojë dosjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës, në seancën gjyqësore që ka nisur të mërkurën në orën 11:00. 

Haradinaj, sipas Prokurorisë serbe, dyshohet se ka kryer krime ndaj popullsisë civile, në qershore të 1999-s, pasi NATO kishte intervenuar në Kosovë.

Pas seancës së sotme, ku do të prezantohet dosja e Serbisë ndaj ish-komandantit të UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, javën tjetër pritet të jepet vendimi ndaj tij dhe kërkesës së Beogradit për ekstradim në Serbi. 

Kreu i AAK-së ndodhet në Francë, i liruar me kusht, pasi u arrestua në aeroportin e Bazelit, më 4 janar të këtij viti, në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia nga viti 2004.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat