Treni serb nuk vjen në Merdare

Aktuale

Treni serb nuk vjen në Merdare

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 11:32
Treni serb

Treni me ikonografi fetare serbe nga sot në vend të relacionit Nish-Merdare të paralajmëruar një ditë më parë do të qarkullojë nga Beogradi për në Vrshac.

Kështu kanë bërë të ditur nga Hekurudhat e Serbisë.

Treni do të udhëtojë nga Beogradi në stacionin hekurudhor të Vrshacit.

Më 14 janar, ky  tren serb, që ishte nisur nga Beogradi me destinacionin e fundit Mitrovicën e veriut, ishte kthyer mbrapsht për në Serbi nga autoritetet kosovare, shkruajnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat