Muja: Rrëzimi i murit shtyhet për shkaqe klimatike

Aktuale

Muja: Rrëzimi i murit shtyhet për shkaqe klimatike

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 00:55
Shaip Muja

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka thënë se njëra ndër shkaqet që Qeveria e Kosovës nuk e respektoi rezolutën për rrëzimin e murit në Veri të Mitrovicës janë kushtet klimatike.

“Unë mendoj se institucionet e Kosovës janë shpreh edhe nga aspekti zyrtar, duke filluar nga qëndrimet e Ministrisë së Ambientit e cila ka marrë edhe qëndrim nga inspektimet që janë bërë që ai muri duhet të rrënohet dhe unë mendoj se data sot e cila ka qenë si datë e fundit nuk besoj se është datë që do ta vërtetojë se muri do të rrinë për shkak të shumë arsyeve të zhvilluara se fundi në Republikën e Kosovës, po du me i kuptua në atë mënyrë, edhe për shkak të kushteve klimatike që kanë marrë këto dy javët e fundit”, tha Muja.

Muja, madje shprehet i bindur se rrënimi i murit do të bëhet brenda disa ditëve.

“Prandaj muri është çështje ditësh se kur do të rrënohet edhe së fundi shihet se edhe komuniteti serb i cili banon në pjesën veriore është i befasuar me atë formë të murit dhe nuk e sheh të ndonjë arsye të veçantë”, tha Muja.

Ndërkohë që opozita shprehet skeptike se kjo qeveri do ta rrënojë këtë mur, pasi sipas tyre kjo qeveria e ka lejuar ndërtimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat