Treni “Kosova është Serbi” nga nesër në relacionin Nish – Merdare

Aktuale

Treni “Kosova është Serbi” nga nesër në relacionin Nish – Merdare

Më: 31 janar 2017 Në ora: 12:37
Treni

Gjatë 10 ditëve të para të shkurtit do të nis së qarkulluari një tren nga Nishi në Merdare.

Treni raportohet se do të niset nga Nishi për në Merdare në orën në 03:55 të mëngjesit kurse nga  Merdarja për Nish nisja do të bëhet  në 13:20, raportojnë mediat serbe.

“Treni tematik” pastaj nga Prokupja në Merdar do të niset në 10:45, kurse nga Merdxari për në Nish në 13:20.

Para relacionit Nish-Merdar, “Treni tematik” nga 19 janari ka qarkulluar nëpër hekurudhën Kralevë-Çaçak-Pozhegë-Uzhice.

Hekurudhat serbe kanë paralajmëruar se në ditët në vijim ky tren do të qarkullojë edhe në relacione të tjera nëpër Serbi.

Në këtë mënyrë trenin që provokoi tensione midis Kosovës e Serbisë, Beogradi po e shndërron në një atraksion turistik nacionalist. 

Paralajmërimet për vënien në qarkullim të kësaj linje të re vijnë dy javë pasi autoritetet e Kosovës nuk lejuan që të hyjë në vendin tonë treni i nisur nga Beogradi për në veri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat