Shefja e BE-së tregon se a ka marrëveshje për murin në Veri

Aktuale

Shefja e BE-së tregon se a ka marrëveshje për murin në Veri

Nga: B.S Më: 31 janar 2017 Në ora: 10:09
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka komentuar lidhur me çështjen e murit në Mitrovicë.

Apostolova, në një postim në Twitter, ka shkruar se nuk është arritur ende asnjë marrëveshje rreth çështjes së murit dhe se diskutimet ende vazhdojnë.

 “[Do] të isha e lumtur sikur të kishim një marrëveshje për murin në Mitrovicë, por nuk është kështu”, ka shkruar ajo.

Ajo shpreson se një zgjidhje do të gjendet për këtë çështje.

“Diskutimet vazhdojnë dhe shpresoj se do të gjendet një zgjidhje shumë shpejt,” ka shtuar ajo./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat