FT: Ndërhyrja e fundit e suksesshme ishte në LDB, dështime ishin ata në Irak dhe Afganistan, ndërsa në Kosovë...

Aktuale

FT: Ndërhyrja e fundit e suksesshme ishte në LDB, dështime ishin ata në Irak dhe Afganistan, ndërsa në Kosovë...

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 janar 2017 Në ora: 22:14
NATO, Kosovë

Theresa May në dy dekadat e fundit ka mbështetur akcionet ushtarake në Afganistan, Irak, Siri dhe Libi, shkruan fillimisht Financial Times.

Si kryeministre, ajo formalisht hodhi poshtë akcionet përtej detit të Britanisë - kur tha “ditët kur Britania dhe Amerika kanë intervenuar në vendet sovrane në përpjekje për t’i ribërë ato sipas mënyrës tonë, kanë përfunduar.”

Zonja May radhitet në politikën e Donald Trump i cili, premtoi intervenime vetëm kur është në interes të kombit amerikan. Është gjithashtu kontradiktë me fjalimin e Tony Blaire në Çikago 1999, i cili mbështeti doktrinën e komunitetit ndërkombëtar” me intervenime në luftërat e Kosovës dhe Siera Leone, dhe disfatizmi në Irak.

Pyetja është nëse këndvështrimi i ri lejon intervenime limite që Britania ka mbështetur prej luftës së Irakut. “Sigurisht, njerëzit nuk duan të ndërhyjnë por ngjarjet…” tha njëherë një ish ministër i jashtëm.

“Unë definitivisht nuk mendoj se qeveria do jetë aq e etur, veçanërisht pas eksperiencës në Libi,” thotë Richard Whitman. “Ku ka intervenime - në vende si në Somali - tani duhet të bëhet me shumë kujdes.”

David Cameron përkrahu intervenimin në Libi 2011 për të evituar gabimet e Irakut, por rezultatet ishin të varfëra.

Në fakt, Zonja May nuk mbështet konsensusin liberal të politikës së jashtme, dhe kjo mund të vërehet nga fjalimi i saj në konferencës e partisë konservatore vitin e kaluar.

Z Whitman ka theksuar se ndërhyrja e fundit e suksesshme e perëndimit është në Gjermani dhe Japoni dhe kjo i ka shokuar diplomatët dhe zyrtarët, sidomos pas dështimeve në Irak dhe Afganistan.

Edhe Kosova, shikuar si tregim suksesi në terma humanitarë, akoma ka prezencë të paqeruajtësve britanikë, 19 vjet pas fillimit të bombardimeve.

Këtu erdhi deri te refuzimi i ndërhyrjes ushtarake në Siri, nga lodhja e mozgjidhjeve të suksesshme.

Në fjalimin e Çikagos, zoti Blair hodhi poshtë pesë këshilla për intervenime në vende me gjakderdhje dhe jo-demokratike: “a jemi të sigurtë nga kjo kauzë?”; “i kemi përdorur gjithë opsionet diplomatike?”; “a janë atje operacionet ushtarake të mirëmenduar adhe të analizuara kujdesshëm?”; “a jemi përgatitur për terma afatgjate?”; dhe në fund, “a kemi ne interesa kombëtare për ndërhyrje?”.

Zonja May dha përgjigjen në pyetjen e fundit. Britania nuk “mund të përballojë që të qëndrojë pa reaguar kur kërcënimi është real, dhe kur është në interesin tonë të intervenojmë,” tha ajo duke menduar për kërcënimin e ISIS.

Megjithatë ka mendime se aleanca e saj me Trump mund të ripërsërisë gabimet e Irakut. Liderët britanikë “mund të marrin shumë akses por shumë pak influencë” në Uashington, thotë Mark Leonard, drejtor i think-tank. “Në njërën anë Theresa May sulmon Tony Blair dhe çfarë ai bëri. Në anën tjetër, ajo po shkon drejt kursit të njëjtë.” Z Leonard mendon se intervenimet e ardhshme të Britanisë mund të udhëzohet nga nevojat për “arritur marrëveshje tregtare në rajone të veçanta.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat