Limaj: Serbia kurrë s’ka qenë më prezente se tash në Kosovë

Aktuale

Limaj: Serbia kurrë s’ka qenë më prezente se tash në Kosovë

Më: 27 janar 2017 Në ora: 20:14
Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, tha se Qeveria e Kosovës e ka dezintegruar shtetin. Tha se Serbia në Kosovë kurrë s'ka pas më shumë ndikim se tani.

“Serbia kurrë s’ka qenë kurrë më prezentë se që është tash jo me ushtri, por me ndikimin e saj, ka thënë Limaj.

Limaj tha se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme në mënyrë që të ndalet ndikimi i Serbisë në Kosovë dhe që vendit t’i krijohet një shancë shprese.

Lideri i NISMA’s tha se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për gjendjen e tanishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat