Ramush Haradinaj as në Francë nuk e harron Ibrahim Rugovën, ja fjalët e tij për presidentin historik

Aktuale

Ramush Haradinaj as në Francë nuk e harron Ibrahim Rugovën, ja fjalët e tij për presidentin historik

Nga: P.R Më: 26 janar 2017 Në ora: 11:24
Ramush Haradinaj e Ibrahim Rugova

"Me vjen keq prej fëmijëve, Anitës, e pleqve, babës e nanës e gjithë tjerëve e ka shumë ngjarje e shumë data, që për qef kisha qene në Kosovë, ishte edhe përvjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, por ishte e pamundur  të jem aty, edhe pse me qejf do të isha”, është shprehur Haradinaj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Francë, ku ishte arrestuar e më pas u lirua me kusht, pas një fletarresti të leshtuar nga Serbia.

Ne një lidhje direkte me Radio Fontanen, Haradinaj ka thënë se janë në pritje të mbylljes së procesit, por sipas tij vonesat e shumta po e shqetësojnë atë.

“Jemi ne pritje tani të proceduarve të procesit që është hap këtu, besoj që është në pyetje edhe pak ditë, por u bo gjatë.  Por besoj që do të mbyllet si duhet për shkak se materia është e tillë është e qëndrueshme është në rregull por këto vonesat na shqetësojnë shumë, po na shqetësojnë”, ka thënë Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Haradinaj, flearresti ndaj tij është gabim ligjor, pasi ai ka kryer detyrimin që ka pas drejtësisë duke u përballur më një gjykatë ndërkombëtare, duke aluduar në Gjykatën e Hagës, ku Haradinaj ishte shpallë i pafajshëm.

“Është gabim ligjor për shkak se unë e kam fshirë detyrimin ndaj ligjit ndërkombëtar, dhe në këtë rast është një rast unik që është i mbyllur nga një gjykatë shumë e lartë ndërkombëtare, kjo po vërtetohet dhe po shpjegohet tani, mirëpo kjo është e padrejtë, për besë kjo gjithë që ka ndodhur, për fat te keq Kosova e Prishtina zyrtare nuk kanë arrit me sqaru veten e pozicionin e Kosovës ne marrëdhënien me Serbinë në vendet tjera”, ka shtuar Haradinaj.

Më tej, Haradinaj ka thënë se ka pas vërejtje ndaj delegacionit të Kosovës që është në dialogun me Serbinë, ku rastin e tij ai e ka quajtur krejtësisht rast politik, shkruan “Bota sot”.

“Kam pas vërejtje tek Prishtina zyrtare, ata është dashtë me qenë pak më të vështirë më të zorshëm në dialogun me Beogradin me insistu me u korigju shumë zhvillime dhe me u fokusu kryesisht te njohja”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj është emocionuar kur është pyetur në lidhje me mungesën në ditëlindjen e djalit të tij dhe kohën që po kalon ai larg familjes.

Ai ka thënë se ka shumë ngjarje që me qef do të ishte në Kosovë, duke përmendur edhe përvjetorin e peridentit historik, Ibrahim Rugova, ku Haradinaj nuk ishte prezent.

“Me vjen keq prej fëmijëve, Anitës, e pleqve, babës e nanës e gjithë tjerëve e ka shumë ngjarje e shumë data, që për qejf kisha qene në Kosovë, ishte edhe përvjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, por ishte e pamundur  e qenë, kam pas ftese edhe ne Washington me qenë dhe atje nuk mrrina, por këto do te na shërbejnë që ne te jemi sa me besnik ndaj vendit e se drejtës sonë”, ka përfunduar Ramush Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat