Zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministri Mustafa po e lufton korrupsionin

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë: Kryeministri Mustafa po e lufton korrupsionin

Më: 25 janar 2017 Në ora: 16:40
Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu

Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Abdullahu, ka shkruar sot për suksesin që sipas tij, Qeveria në krye me Isa Mustafën ka treguar në luftimin e korrupsionit.

Abdullahu ka thënë se ngjarjet e tjera që po marrin vëmendjen së fundmi po e bëjnë të padukshëm këtë, por megjithatë, sipas tij, Kosova ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit.

Ky është shkrimi i plotë i zëdhënësit të Qeverisë në rrjetin social Facebook:

“Kosova shënon progres në luftën kundër korrupsionit

Qeveria Mustafa ka shënuar progres në luftimin e korrupsionit. Ky është sukses i pamohueshëm. Janë ngjarjet tjera politike që tash sa kohë e kanë eklipsuar këtë punë dhe përkushtim të Qeverisë dhe natyrisht jo vetëm të Qeverisë. Por ky shpërqendrim në probleme tjera politike sikundër po shihet dhe sikundër është thënë edhe nga zyrtarët qeveritarë nuk e ka ndalë punën dhe përkushtimin e Qeverisë aktuale. Fakti se edhe përkundër progresit Kosova qëndron më së keqi në rajon, sa i përket luftimit të korrupsionit, nuk e zbeh aspak të vërtetën se, kjo Qeveri ka shënuar progres të pamohueshëm dhe është e vetmja në rajon që ka shënuar përparime të ndjeshme në këtë drejtim. Bazuar në këtë dhe jo vetëm këtë, mund të konstatohet pa hamendësim se Qeveria Mustafa ka krijuar parakushtet për të qenë në vitet në vijim edhe më e suksesshme ë luftimin e korrupsionit. Jemi në drejtim të duhur dhe jemi duke bërë punë të mirë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat