Apostolova: Zbatimi i MSA-së, i rëndësishëm për të gjitha sferat

Aktuale

Apostolova: Zbatimi i MSA-së, i rëndësishëm për të gjitha sferat

Më: 25 janar 2017 Në ora: 13:49
Pamje nga takimi i Kadri Veselit me ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian

(E plotësuar) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, ka pritur në takim të gjithë ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Pas këtij takimi, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, foli për rëndësinë e Kuvendit të Kosovës në implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, në agjendën reformuese të BE-së.

Sipas saj, MSA-ja do jetë e pranishme në të gjitha sferat si krijimi i vendeve të reja të punës, ekonomia, sundimi i ligjit, edukimi e të tjera.

Apostolova: MSA do të jetë e pranishme në të gjitha sferat

“Siç e dini, marrëveshja e Stabilizim Asociimit do jetë e pranishme në të gjitha sferat si: krijimi i vendeve të reja të punës, ekonomia, sundimi i ligjit, edukimi , kështu që, implementimi i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ka rëndësi të madhe, të cilat legjislative do ta aprovojë ne këtë relacion ashtë e rëndësishme për jetën në Kosovë. Nën-komisioni  parë  ligjit dhe drejtësisë është duke ndodhur në Prishtinë e cili ka rëndësi të madhe dhe falënderoj institucionet e Kosovës që e kanë mundësuar këtë gjë. Ne jemi pajtuar me kryeparlamentarin  se do të kemi takime të shpeshta të këtij lloji do të kemi komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e misionit dhe Parlamentin. Po ashtu , do të ndihmojmë n ndërmjetësim dhe strategjia e komunikimit do të jetë një prioritet për ne sepse gjithçka që po bën Parlamenti për dialogun ka rëndësi shumë të madhe pà «r qytetaret e Kosovës”, tha Apostolova.

Ajo tha se raportet financiare të partisë më të madhe në vend do të publikohen shumë shpejt në faqen zyrtare.

E kryeparlamentari  Kadri Veseli, tha se shteti i Kosovës ka orientim perëndimor dhe synon në mënyrë të palëkundur integrimet EuroAtlantike.

Veseli: Kemi orientim Perëndimor

“Kemi orientim Perëndimor, integrimet EuroAtlantike janë jetësorë për neve. Nuk janë vetëm prioritet politik, por janë vet identiteti ynë. Ne do të vazhdojmë orientimin në rrugën e integrimeve  EuroAtlantike, në mënyrë të  palëkundur. Do të përmbushim çdo standard dhe kriter në këtë rrugëtim, i cili kërkohet nga Kosova. Kosova nuk është më as shtet as shoqëri konsumuese e stabilitetit por është vet kontribuues në stabilitet. Do të vazhdon reformat  e fuqishme të përmirësimit të ambientit investues në Kosovë”, tha Veseli.

Veseli deklaroi se do të ketë komunikim të vazhdueshëm në mes pozitës dhe opozitës.

Ai u zotua se do të vazhdohet me kursin e promovimit të drejtave të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Veseli: Do t’i promovojmë të drejtat e komuniteteve

“Në mënyrë që Kosova të bëhet edhe fuqi e zhvillimit ekonomik, do të vazhdojmë edhe me kursin e komunikimit brenda pozitë-opozitë, dialogut brenda, do të vazhdojmë kursin e promovimin e të drejtave të gjitha komuniteteve të cilat janë në Kosovë, që Kosova të jetë në vend shembull i stabilitetit dhe bashkëjetesës multietnike. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë procesin e forcimit të sovranitetit dhe shtetësisë  së Republikës së Kosovës, i cili është po ashtu i njëjtë imperativ, jetësor, për çdo qytetarë në republikën e Kosovës, tha Veseli.

Apostolova: Këtë javë emërohet ministri i Integrimeve Evropiane

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë se brenda javës do të emërohet ministri i Integrimit Evropian derisa ka shtuar se së shpejti Kuvendi i Kosovës do t`i publikojë në faqen e saj zyrtare shpenzimet e të gjitha partive polike.

Në fakt këto dy çështje Apostolovës ia ka thënë kryekuvendari Kadri Veseli gjatë takimit që pati sot me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë.

Nga ana e tij, shefi i Kuvendit në adresimin e përbashkët me shefen e zyrës së BE-së tha se Kosova është shtet që e ka kryesore rrugën e saj drejt BE-së.

Veseli dhe Apostolova nuk kanë pranuar t`iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve nëse temë e diskutimit të këtij takimi ishin muri në veri të Kosovës si dhe treni serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat