Vuçiq për njohjen e Kosovës: Atë film s’do ta shihni!

Aktuale

Vuçiq për njohjen e Kosovës: Atë film s’do ta shihni!

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:09
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se është e qartë se dikush nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut në Bruksel, e po ashtu është e qartë se njohja e Kosovës apo tërheqja e urdhër-arresteve nuk do të jetë temë e dialogut të sotëm, dhe se përdorimi i armëve në veri të Kosovës është temë e rëndësishme.

“Ne shkojmë në dialog të hapur, por të bisedojmë për njohjen e Kosovës dhe për atë se krimi i luftës është i tolerueshëm, atë film s’do ta shihni. Për këto nuk do të flas”, ka thënë Vuçiq sot para gazetarëve.

Ai shtoi se më mirë do të ishte që “pala e Prishtinës të thoshte se nuk dëshiron të bisedojë, sesa të shpik tema për të cilat nuk do të bisedohet”.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkon në bisedime njohjen e Kosovës, siç është paralajmëruar, Vuçiq tha: “I thoni atij, hajt pije edhe një kafe, shpëlaje me ujë, e tash t’ia nisim nga fillimi e të shohim nëse mund të bisedojmë për diçka. Mos u merrni shumë me ta. Keni aty afër me çka të freskoheni. Kemi tema më të rëndësishme dhe këto janë përdorimi i armëve”.

“Kam dëgjuar disa deklarata ‘Do t’ia tregojmë qejfin sonte serbëve’, kurse atje asnjëherë asgjë s’kanë thënë”, ka thënë Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat