Kadri Veseli flet për median austriake: A ndjehet i kërcënuar ai nga Gjykata Speciale?

Aktuale

Kadri Veseli flet për median austriake: A ndjehet i kërcënuar ai nga Gjykata Speciale?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 janar 2017 Në ora: 20:00
Kadri Veseli

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli (PDK), ish shefi i shërbimit sekret të UÇK, ka dhënë intervistë për median e djathtë austriake Die Presse. Ai ka folur për tensionimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe arrestimin e Ramush Haradinaj në Francë njofton botasot.info.

Die Presse: Shefat e qeverisë dhe presidentët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel, për të qetësuar situatën mes Beogradit dhe Prishtinës. Tensionet e tilla nuk vëreheshin prej kohësh- dhe gjithshka për shkak të një treni, që kërkonte të udhëtonte nga Serbia në Kosovë. Pse e kishte problem këtë tren Prishtina?

Kadri Veseli: Për ne nuk qëndron problemi te treni. Prej në 3 mars 2008 ka një lidhje hekurudhore mes Kraljevës dhe Mitrovicës në veri të Kosovës. Ne jemi për udhëtimin e lirë të njerëzve. Por me këtë tren problemi ishte diku tjetër. Kishte slogane provokuese nga Beogradi: “Kosova është Serbi.” Ne nuk kemi nevojë për atë.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vucic tha: “Ne dërguam vetëm një tren dhe jo tanke.” A e teproi pala e Kosovës me reagimin, duke dërguar njësi speciale për të bllokuar trenin?

Përkundrazi. Institucionet tona nuk e tepruan me reagimin. Ata e kanë bërë vetëm atë, që u takonte. Udhëheqësia serbë kërkonte të demonstronte fuqinë e saj në Kosovë. Ne nuk e lejuam këtë.Një kundërpërgjigje të rrezikshme bëri presidenti serb, Tomislav Nikolic, bile kërcënoi se është i gatshëm të dërgojë ushtrinë në Kosovë. Shprehja e Nikolicit është provokim. Ne do përpiqemi me gjithë mundësitë për të parandaluar një konflikt. Por Kosova është gjithashtu një shtet i pavarur dhe nuk do tolerojmë agresionin e Serbisë. Serbia ka udhëhequr shumë luftëra me pasoja të tmerrshme. Shumë prej bashkëkombasve të mi kanë humbur jetën. Ne shpresojmë, që të ketë përfunduar era e konflikteve në Ballkan.

Çfarë mund të bëhet që të vijë deri te qetësimi i situatës?

Ne kemi një proces dialogu me Beogradin, që është ndërmjetësuar nga BE. Kjo me trenin ishte tërësisht e panevojshme. Ne mund ti sqarojmë gjithë këto pyetje në Bruksel. Për ne dialogu është i rëndësishëm dhe duam ta vijojmë. Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Francë dhe nuk telorehet ta lëshojë vendin - përshkak të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia. Kjo e fundit e akuzon për krime lufte në perëndim të Kosovës. Ne duam ti evitojmë gjithë keqkuptimet me Francën. Por që akoma ekzistojnë fletarrestet e Serbisë 18 vjet pas luftës, edhe kjo për ne është jo e drejtë. Haradinaj u la i lirë nga Tribunali i Hagës për akuzat për krime në ish Jugosllavi. Vitin e kaluar në Kosovë u formua Gjykata Speciale dhe nëse ndokush mund të lëshojë padi për ndonjë ish ushtar të UÇK, këtë mund ta bëjë vetëm kjo Gjykatë ndërkombëtare. Jeni ju i shqetësuar se edhe kundër jush Serbia mund të lëshojë kërkesë arresti? Ju ishin shefi i shërbimit sekret të UÇK dhe nga ana serbe jeni akuzuar për krime lufte. Është e dhimbshme që 18 vjet pas luftës Serbia provokon akoma me kërkesa të tilla. Beogradi do bënte mirë nëse do përqendrohej më shumë në dialogun mes neve dhe integrimin në BE.

Nga Gjykata Speciale mund të dënohen shumë luftëtarë të UÇK. Ju ndjeheni i kërcënuar?

Vendimi për të krijuar një Gjykatë të tillë ishte e vështirë për ne shqiptarët. Sepse ne udhëhoqëm një luftë për liri kundër Serbisë. Edhepse krijimi i Gjykatës së tillë është i padrejtë, ne lejuam krijimin e saj - për të mirën e vendit. Me këtë do bien poshtë njëherë e mirë gjithë akuzat kundër UÇK, që i lëshoi këshilltari europian, Dick Marty. Me këtë ne presim që udhëheqësia serbe të na respektojë dhe një ditë të njeh pavarësinë e shtetit.

A mund të ndryshojë politika amerikane në Ballkan nën udhëheqjen e Donald Trump? Disi, që Trump ti jap më shumë hapësirë Rusisë.

Prioriteti ynë është integrimi në BE. Në të njëjtën kohë marrëdhëniet tona me SHBA janë jetike. Ne jemi tërësisht të bindur që kjo do jetë shumë mirë edhe me presidentin e ri Donald Trump. Mbi politikën ruse në Ballkan ne jemi shumë të shqetësuar. Çfarë ndodh në veri të Kosovës, na kujton ngjarjet në gadishullin e Krimesë, përpara aneksimit të saj nga Rusia. Ne shpresojmë, që Serbia dhe presidenti serb, Tomislav Nikolic - të mos zbatojë provikime në Europë nën shembullin e Rusisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat