Ramush Haradinaj flet për ekstradimin e tij në Serbi, ja çfarë i porosit serbët

Aktuale

Ramush Haradinaj flet për ekstradimin e tij në Serbi, ja çfarë i porosit serbët

Nga: A.Zh Më: 23 janar 2017 Në ora: 13:17
Ramush Haradinaj duke hyrë në Gjykatën në Francë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga Franca ka hedhur kritika kundër kryeministrit dhe presidentit të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka komentuar poashtu edhe deklaratat e prokurorit serb Milan Petroviq lidhur me ekstradimin e tij në Gjykatën Speciale.

Lidhur me këtë, ish-kryeministri i Kosovës i ka porositur prokurorët dhe të gjithë serbët, se kryeqyteti i tij nuk është Beogradi, shkruan Bota sot.

“Sa i përket deklarimeve të prokurorëve e të politikanëve serbë për rastin tim, i porosis të gjithë ata, se kryeqyteti im nuk është Beogradi!”, ka thënë Haradinaj./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat