Beogradit t’i tërhiqet veshi sepse destabilizohet i gjithë rajoni

Aktuale

Beogradit t’i tërhiqet veshi sepse destabilizohet i gjithë rajoni

Më: 21 janar 2017 Në ora: 12:06
Qemail Minxhozi

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, të mërkurën pritet të raportojë para Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme të Shqipërisë për gjendjen e krijuar pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur midis Kosovës dhe Serbisë.

Minxhozi në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se tensionet e fundit që i shkaktojë Beogradi, si çështja e trenit, muri dhe arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, janë në kundërshtim me frymën e Bashkimit Evropian dhe partnerëve euroatlantik.

Këto do të jenë temat kyçe për të cilat do të raportoj Minxhozi. Ai ka folur edhe për bashkimin e doganës së Kosovës me atë të Shqipërisë dhe rendësin që ka kjo marrëveshje.

Minxhozi: Beogradi po tenton të tensionoj situatën në Kosovë

“Unë jam ftuar ditën e mërkurë para dreke në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë për raportuar për situatën që ndodhen sot në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Marrëdhëniet në rajon , marrëdhëniet midis nesh . Do të jetë një gamë e gjerë.  Shikoj që brenda një periudhe dy mujore kemi një intensifikim për të keq të marrëdhënieve midis Kosovës dhe të Serbisë. Ka një fluks ngjarjesh që janë të pakëndueshme në marrëdhëniet midis dy vendeve . Askush nuk mendonte që fundi i vitit të kaluar mund të ishte me një problematik aq të madhe që filloj në fillim fare si një çështje teknike siç që ngritja e murit , si një diçka e pa rëndësishme si një diçka rutine. Por duke pasur parasysh edhe rastin e Haradinaj., duke pasur parasysh edhe rastin e trenit shikoj që kemi me një fluks përpjekjesh të Beogradit për të tensionimin e situatës midis dy vendeve.”, tha Minxhozi.

Ai shtoi se është një realitet që është në kundërshtim me frymën e Brukselit, me frymën e Bashkimit Evropian me frymën e partnerëve euroatlantik dhe kjo gjë ngjallë një shqetësim jo në kancelari evropiane por edhe në Tiranë e Prishtinë.

Minxhozi: Kosova mund të destabilizoj rajonin

“Tentativat sidomos të këtyre ditëve të fundit flasin për një de stabilizim marrëdhëniesh e cila do të krijonte një problem shumë të madh, jo vetëm për Kosovën por për gjithë rajonin. Çdokush që prek këto marrëdhënie, çdokush që prek stabilitetin e Kosovës, pa dyshim do të krijohej një de stabilizim, do të thosha edhe me gjwrw në gjithë rajonin. Kosova është një pikë kyçe e referimit të faktorit ndërkombëtar, që stabilizimi këtu i shërben edhe stabilizimit të rajonit dhe po kështu de stabilizimi i Kosovë destabilizon gjithë rajonin. Prandaj, ne e shikojmë me shqetësim këtë situatë dhe duam që kjo gjendje të marri fund një herë e përgjithmonë”, tha Minxhozi.  

Ai pret që në takimin e ardhshme të paralajmëruar në Bruksel mes dyja palëve Kosovë-Serbi, do të mund të stabilizojë marrëdhëniet. Ai thotë se Tirana zyrtare reagoi aq sa ishte e arsyeshme.

Minxhoizi: T’i tërhiqet veshi Beogradit mos të bëjë lojëra të tilla

“Në një mënyrë ose tjetrën Tirana zyrtare ka reaguar për situatën, aq sa është e arsyeshme, sepse ne mendoj që vendimmarrja e çdo veprimi është në anën e Qeverisë së Kosovës , është në anën e forcave politike të Kosovës. Prandaj ne i nxisim që këto forca këtu të jenë sa më aktive të jenë sa më bashkëpunuese në mënyrë që kjo situatë të marrë fund, është e papranueshme gjendja e krijuar....Është në interes të BE që kjo situatë të normalizohet sa më parë që t’i tërhiqet veshi autoritetit të Beogradit që mos të bëjnë lojëra të tilla që nuk janë mirë në radhë të parë për popullin serb por si pasoj edhe për popuj të tjerë të këtij rajoni. “, tha Minxhozi.  

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Minxhozi, po ashtu ka treguar se për sa i përket aspekteve ekonomike, tashmë kanë filluar të realizohen marrëveshjet që u arritën më herët. Ai tregon se ka ende mangësi por që edhe ato do të sanohen.

Minxhozi: Kemi ende barriera në shkëmbimet tregtare

“Para disa ditësh, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ishte mysafir i homologut të tij shqiptar, Arben Ahmetaj, ishte një mbledhje pune e gjatë, e cila bëri një bilancw shumë interesat të punës të marrëveshjes të marrëdhënieve të shkëmbimeve të aspektit financiarë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Nga periudha qershor të vitit të kaluar deri më sot....Tani në këtë takim u vërejtën disa mangësi që kanë të bëjnë për një lëvizshmëri më të madhe të mallrave duke hequr disa barriera që janë ende në fushën fiskale. Problemi i madh ngelet në njohjen e certifikatave Shqipëri-Kosovë, deri tani janë 20 certifikata të unifikuara që do të thotë nuk kanë nevojë të kontrollohen, mjafton që kanë vulën e njërit autoritet ose në Kosovë, edhe në Shqipëri dhe kalojnë pa problem në kufij, por prapë ngelet për t’u bërë. Janë edhe 50 certifikata tjera që duhet të unifikohen“, tha Minxhozi.

Minxhozi thotë se pritet që gjatë muajit mars të bëhet inaugurimi i pikës doganore në portin e Durrësit.

Minxhozi:  Në muajin mars bëhet inaugurimi i doganës së përbashkët

“Mendoj që në fillim të muajit mars, ne të kemi inaugurimin e pikës së përbashkëte doganore që do të jetë një fitore shumë e mashe. Tani ne po mendojmë ajo çka është e rëndësishme të krijojmë një korridor të gjelbër. ..Te porti i Durrësit do të ndikoj edhe lëvizja e mallrave në kufij, do të bëhet shumë më e thjeshtë, nuk do të ketë ndalës në doganën e Morinës apo doganën e Vërmicës“, tha Minxhozi.

Ai tha se brenda muajit shkurt do të formohet një komision i përbashkët mes doganave të Kosovës dhe Shqipërisë, ku do të ketë bashkëpunim mes dy vendeve. Ai këtë e quan një revolucion që bëhet në fushën e doganave, sepse zgjatet territori i doganave të Kosovës jashtë kufijve shtetërore por që do të ketë të njëjtat kompetenca sikurse të kenë brenda kufirit të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat